BallinaAktualitetVIDEO/ Zjarri te ish-Parku merr përmasa të mëdha, pas lokalit zjarri përhapet...

VIDEO/ Zjarri te ish-Parku merr përmasa të mëdha, pas lokalit zjarri përhapet te dy pallatet

Zjarri te ish-Parku i Autobusëve në Tiranë, ka marrë përmasa masive. Fillimisht nisi te një lokal, por më pas u përhap në të gjithë pallatin Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje, por për shkak të përmasave të mëdha që ka marrë zjarri, fikja e tij është bërë e vështirë.

Siç shihet dhe nga pamjet, dy pallatet po digjen, ndërsa shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën “Sali Butka”, ka rënë zjarr në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular