Dafina paditet nga ish-menaxheri, kërkon dëmshpërblim 500.000Euro

0
193

Ndërsa është duke shijuar pushimet me të dashurin e saj në ishullin e ‘vip-ave’ në Mykonos, ndaj këngëtares Dafina Zeqiri është ngritur një padi nga ish-menaxheri i saj Drin Zatriqi, me të cilin i ka prishur marrëdhëniet prej kohësh.
Bëhet fjalë për një prej statuseve të Dafinës në Twitter ku i drejtohej me epitete shumë të rënda ish-menaxherit. Për t’u hakmarrë Zatriqi ka kërkuar gjysmë milion euro dëmshpërblim.

Lidhur me rastin, nuk ka ende një reagim nga këngëtarja.