BallinaPolitike“Maja e ajsbergut të korrupsionit”- Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, PD:...

“Maja e ajsbergut të korrupsionit”- Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, PD: Fletërrufeja për të justifikuar pagesën prej 6 milionë eurosh inceneratorit…

Kryetarja e grupit të këshilltarëve të PD në bashkinë Tiranë, Enriketa Papa, është shprehur se pagesa prej 6 milionë eurosh për inceneratorin e Tiranës, që tashmë është i sekuestruar nga SPAK, është maja e ajsbergut të korrupsionit.

Komentet Papa i bëri përmes një reagimi pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës gjatë ditës së sotme.

Papa tha gjithashtu se vendimi i sotëm i socialistëve në Këshillin Bashkiak tregon mungesë totale të empatisë ndaj taksapaguesve.

Reagimi i Papës:

Dacibao (fleterrufeja) qe sot Kryebashkiaku i Bashkia Tiranë, paraqiti ne mbledhjen e Këshilli Bashkiak Tiranë, per te justifikuar pagesen prej 6ml €uro qe bashkia i shton 100 ml €urove te paguara per aferen korruptive te incineratorit te Tiranes, afere korruptive tashme nen hetim dhe sekuestro nga SPAK, eshte simbol i arrogances se pushtetit perkundrejt qytetareve dhe taksapaguesve te Tiranes.

Duartrokitjet ne unison te keshilltareve bashkiak perkundrejt fleterrufese, deshmuan neglizhencen, dhe arrogancen e pushtetit, teksa me forcen e kartonit, ju hoqen qytetareve te Tiranes, 6 ml €uro, te cilat mund te investoheshin per shkolla, kopshte, apo cerdhe te munguara te qytetit tone.

Kjo kontrate koncesionare per ndertimin e Landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese ne Tirane dhe prodhimin e energjise elektrike”, eshte maja e ajsbergut te korrupsionit te frikshem qe i eshte bere parave te qytetareve shqiptare, per nje objekt qe nuk eshte ndertuar, qe nuk ekziston, por qe duartrokitet me pathos vetekenaqesie te keshilltareve socialist te Bashkise Tirane, teksa vete afera eshte nen sekuestro nga SPAK, tregon mungesen totale te empatise ndaj taksapaguesve, dhe i sherben vetem pushtetareve qe shoerdorojne detyren ne afera korruptive, ne kurriz te qytetareve.

Keshilltaret bashkiake te Partia Demokratike e Shqipërisë e denoncuan dhe e kundershtuan pagesen prej 6ml €uro ne dobi te nje afere korruptive nen hetim nga SPAK.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular