BallinaAktualitetPadia ndaj gazetarit gjerman/ Organizata e huaj: Para 4 ditësh, Rama na...

Padia ndaj gazetarit gjerman/ Organizata e huaj: Para 4 ditësh, Rama na deklaroi të kundërtën

spot_img
spot_img

4 ditë më parë, 7 organizata joqeveritare në një mision tre-ditor në Tiranë, shprehën shqetësimin se autoritetet shqiptare nuk po përmbushin detyrimet ndaj ligjit vendas dhe instrumenteve ndërkombëtare për të garantuar lirinë e shprehjes dhe të medias. Ndër të tjera, në raportin e paraqitur prej tyre theksohej se në mjedisin mediatik në Shqipëri ka patur një përkeqësim të sigurisë, kushteve të punës dhe aksesit në informacion të gazetarëve.

Në ndjekje të njoftimit të përhapur për vendimin e kryeministrit Edi Rama, për të nisur një proces ligjor ndaj gazetarit gjerman, Peter Tiede, i cili publikoi në tablodin gjerman “Bild” përgjimet mbi dosjet 339 dhe 184, një prej organizatave, “ECPMF”, ka reaguar përmes një postimi në “Twitter”.

“ECPMF” nënvizon se Rama duke iu drejtuar delegaciont të tyre javën e kaluar është shprehur se “nuk do të përdorte ligjin penal kundër gazetarëve, por do të vazhdojë të sjellë raste civile civile kundër gazetarëve në raste ekstreme”, ndërkohë që ditën e sotme ka rënë në kontradiktë duke hedhur në gjyq gazetarin Tiede.

Postim i plotë i ECPMF:

Kryeministri i Shqipërisë #EdiRama ka nisur procesin ligjor kundër @PeterTiede. Për delegacionin tonë javën e kaluar ai tha se “nuk do të përdorte ligjin penal kundër gazetarëve, por do të vazhdojë të sjellë raste civile civile kundër gazetarëve në raste ekstreme”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular