BallinaAktualitetPunonjësja e Bashkisë nxjerr sekretet e Veliajt: Ja ç’na detyrojnë të bëjmë...

Punonjësja e Bashkisë nxjerr sekretet e Veliajt: Ja ç’na detyrojnë të bëjmë për zgjedhjet

spot_img
spot_img

Fushata e Erjon Veliajt dhe Perdorimi i Punonjesve te Shtetit

Jam punonjese ne Bashkine Tirane dhe dua te tregoj me perpikmeri se cfare ndodh ne kete ‘’fushate’’ qe do dhe disa ore per te mbaruar me kerkesen e fundit dhe me spektakolaren (te padegjuar prej 30 vitesh) qe duhet te votojme ne rresht si dele ne 30 Qershor!!!
Drejtorite e mega-operacionit jane:
Drejtoria e Puneve Publike Bashkia Tirane, Drejtoria e Sherbimeve Bashkia Tirane, Drejtoria e Medias dhe Informimit, Drejtoria e Administrimit dhe e Koordinimit te njesive Administrative, 3 Drejtorite DPN 1, 2, 3, Inspektoriati i Mbrotjes se Territorit, Ujesjelles Kanalizime Tirane, Policia Bashkiake Tirane, Agjensia e Parqeve dhe e Rekracionit, 24 Njesite Administrative Tirane perfishire dhe 3 Lagjet e reja te shpikura se fundmi, Drejtoria Arsimore perfshire Kopshte dhe Cerdhe, OSHEE, etj, etj.
Kushdo qe ka miq qe punojne ne keto institucione mund ta verifikoje shume lehte theniet e mia te me poshtme duke pare miqte e tyre qe bejne pafundesi statusesh ne rrjetet sociale dhe te gjitha statuset jane njesoj perfshire dhe (story ne whatsup). Jane te gjitha te koordinuara dhe me detyrim.
Veprat penale qe po konsumojme perdite duhet ti sqarojne njerezit e fushes se Jurisprudences.
Per me teper:
Ne cdo takim nuk ka qytetare apo popull te cilet po degjojne llogaridhenien e 4 vjecarit te kaluar si dhe programin per 4 vjecarin qe vjen dhe per te cilen po kerkon voten por thjeshte jemi ne punetoret dhe nenpunesat e administrates. Ne te cilet po degjojme, buzeqeshim, duartrokasim, zbatojme cdo urdher te koordinatoreve te PS, bejme foto vetes per te vertetuar pjesmarrjen dhe qe i demostrojme ne grupet e whatsup. Me detyrim kemi bere “friendsa” ne rrjetet sociale koordinatore te PS dhe ushtrise online te PR dhe me pas bejme “share dhe like” ne rrjetet tona sociale me detyrim te gjitha statuset e ketyre njerezve qe nuk i njohim fare. Cdo gje kontrollohet dhe evidentohet nga “strukturat”.
Grupet jane te ndara ne dy ose tre grupime dhe perdoren ne takime te ndryshme te cilet presin ne takimin e radhes ne mes te diellit Kryetarin per te degjuar kaseten e radhes qe eshte e njejta ne cdo fjalim.
Rinia e angazhuar ne terren qe skllaverohen per nje rroge “koordinatoret” kujdesen per cdo detaj dhe raportim, te urdherojne ne cdo moment se si duhet te qendrosh dhe ku! Koordinatoret jane nga te gjithe institucionet e larte permendura qe te bejne identifikimin e kujtdo se kujt bariu i perket delja ne takimin elektoral.
Cantat na i vendosin ne toke dhe jo ne preher, celularet duhet te jene pa zhurme, cigarja nuk lejohet, e folura ne telefon nuk lejohet, e folura me kolegun ne krah nuk lejohet, etj. Nese e ben te vjen  nje nga keta te rinjte te cilet te udhezojne qe mos ta besh kete veprim apo ate veprim i cili jo rralle eshte ne forme urdheri dhe jo keshillimi. E gjitha kjo qe te dalin bukur fotot dhe videot e pergatitura nga stafi dhe qe me pas i dergohen mediave.
Mediat nuk ekzistojne fare por transmetojne kasetat e pergatitura nga vete stafi. Puna e shtetit eshte e dores se dyte dhe ne shume raste nuk shkojme fare. Jo te pakta kane qene rastet kur zonjat jane keputur ne toke me te fikta nga dielli pervelues i ketyre diteve. Qytetaret nuk lejohen dhe as nuk denjon njeri te vije pasi dyert kontrollohen nga struktura te tjera qe eshte Policia Bashkiake, IMT, bandat e sigurise dhe jo ne pak raste police te shtetit civile apo gardiste pasi duken qe jane te armatosur dhe nuk e kane problem qe i duket arma nen brez. Policia bashkiake e veshur civile jashte cdo lloj funksioni ligjor dhe detyre funksionale e pozicionuar neper grupime te ndryshme rreth takimit elektoral, Inspektoriati i Mbrojtjes se Teritorit (IMT) po ashtu vepron jashte cdo lloj kompetence ligjore duke ruajtur dyert e takimeve elektorale. Stafi i sigurise se kryetarit njerez pa identitet te gjithe muskuloze dhe me tatuazhe por qe  i bashkon e njejta gje ‘’vijne nje era djerse e neveritshme te gjithe paperjashtim’’.
E gjithe struktura e koordinatoreve kujdeset per te evidentuar cdo njeren nga ne kukullat se ne cilin institucion punon dhe ne cilin grupim eshte qe asgje te mos jete e paparashikushme. Strukturat paralele kotrollojne adresat tona te FB nese po shperndajme statuse apo jo dhe gjithshka eshte e kontrolluar ne detaje.
Takimet qe kemi marre pjese jane te shumeta pothuajse ne gjysmat  e shkollave te Tiranes dhe fshatrave perreth kryeqytetit.
Njerezit si dele ne fushate duke neperkembur dinjitetin njerezor, statusin qe te jep puna e shtetit apo aq me keq duke u futur si virus ne jeten tone nepermjet rrjeteve sociale te cilat duhet jene per te ndare me miqte tane mendimet tona apo pjese te jetes sone kur na e ka qejfi dhe jo kur na imponohet nga politika.
Kjo eshte fushata elektorale e ketij viti qe me shume mundesi ndodh ne te gjithe administraten qendrore.
Ne qe po shohim perdite se si maipulohet mendja njerezore dhe publiku i gjere dhe nuk flasim ne fakt po i sherbejme se keqes duke mos bere asgje.
Edmund Burke ka thene:
“E vetmja gje e nevojshme qe djalli te triumfoje eshte qe njerezit e mire te mos bejne asgje”

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular