BallinaSocialePeticioni/Mjekët specializantë bojkotojnë shërbimet roje në QSUT

Peticioni/Mjekët specializantë bojkotojnë shërbimet roje në QSUT

Mjekët që kryejnë specializimin afatgjatë pranë kirurgjisë së përgjithshme në QSUT kanë lajmëruar se nga nesër do të bojkotojnë të gjitha shërbimet 24 orëshe.

Lajmi është bërë I ditur në profilin e Shoqatës së Specializantëve dhe Mjekëve të rinj në facebook.

Në peticionin e firmosur prej tyre mjekët e rinj kërkojnë plotësimin e menjëhershëm të 5 kushteve që lidhen me situatën tejet të vështirë që sipas tyre është krijuar gjatë shërbimeve roje 24 orëshe.

Në kërkesën drejtuar dy ministrive të Shëndetesisë dhe Arsimit si dhe QSUT mjekët e rinj kërkojnë pagesë për rojet e natës, ushqim në mensën e spitalit, heqjen e pagesës së tarifës së parkingut, zbatimin dhe respektimin e kodit të punës dhe kontratës së lidhur nga drejtoria e spitalit, si dhe rikthimin e pranë urgjencës kirurgjikale të dhomës së mjekut specializantë me kushtet më bazike.

Mjekët e rinj deklarojnë se deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të paraqitura dy ministrive do të bojkotojnë të gjitha shërbimet 24 orëshe në urgjencë dhe në pavione, dhe se në këtë protestë të tyre kanë edhe mbështetjen e mjekëve primarë.

Statusi i plotë:

“Duke qene se: sherbimet 24 oreshe te mjekeve specializante nuk paguhen, duke mos pasur emrin te lista e menses se QSUT, duke u detyruar te gjithe specializantet te paguajne faturat e parkingut brenda ambjenteve te QSUT dhe qe gjate gjithe kohes punojne ne kushte ekstremisht te veshtira dhe shpesh here nen agresion fizik e verbal, me ne fund vjen qershia mbi torte: SPECIALIZANTET E KIRURGJISE TASHME NUK KANE ME AS DHOMEN E TYRE NE URGJENCEN E QSUT…😱😱😱

Turp…!”

P.s. share ju lutemi kolege…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular