Po shoqërohet me tensione të ashpra protesta pranë KZAZ numër 19 në Dibër.
Protestuesit janë përplasur me policinë, ndërsa kjo e fundit nuk e ka kursyer aspak gazin lotsjellës.
Ndërkohë, që tensione të forta mes policisë dhe protestuesve janë shënuar edhe në KZAZ-të e Burrelit, Klosit e Bulqizës.