BallinaKryesoreIsh-kandidatja shperthen ndaj Ramës/ Më dhemb rekordi i zi që mban PS-ja...

Ish-kandidatja shperthen ndaj Ramës/ Më dhemb rekordi i zi që mban PS-ja mbi kurriz

spot_img
spot_img

Nga Keti Bazhdari

Nuk me vjen keq per Partine Demokratike, as per Levizjen Socialiste per Integrim, jane forca politike, me te cilat nuk ndaj asgje pervec bindjes per pluralizem politik. Keqardhjen e kam per Partine Socialiste, pasi per mua ka perfaqesuar pjesen me intelektuale te politikes shqiptare. Fryma e majte ne vetvete dhe fizionimia e shoqerise tone ne 46 vitet e komunizmit, ka bere qe kjo parti te jete dominante ne kete drejtim e per pasoje edhe ne disa vlera qe e dallojne intelektualin nga sharlatani si toleranca, mendja e hapur, diplomacia dhe kultura e artikulimit publik.

Mbi cdo gje te Partia Socialiste, kam vleresuar zgjedhjen fisnike per te respektuar kolegjialitetin e brendshem dhe te jashtem ne cdo rast. Eshte leksioni me i madh i demokracise qe kjo parti i ka dhene Shqiperise ne 30 vite. E quaj te tille, pasi askush nuk e detyroi Partine Socialiste te marre sembianca europiane, njekohe kur kryetari i opozites dilte me bazuka perballe parlamentit dhe kercenonte me 1000 vagabondet e tij se do te ridigjte Shqiperine. Partia Socialiste ishte si vera, qe sa me shume kalonte koha e aq me shume niveli i debatit publik mes perfaqesuesve te kesaj force politike merrte karakter te hapur e civil.

Vota ishte mjeti i vetem qe caktonte drejtimin ne forumet e saj dhe brenda dite ndryshohesh po te ishte e nevojshme edhe kryeministri, sepse ndodhte qe kryetari i saj apo i propozuati i tij te humbiste me pak vota ne kongres, si organi me i larte vendimarres i kesaj force politike. Ne Partine Socialiste as nuk e conte kush ndermend ta vinte ne dyshim nese duhej apo jo t’i hapej rruga te rinjve me vlera, qofshin keta artiste, shkenctare apo gjimnaziste dhe nuk i shperdorohej kujt merita sepse dikujt aty s’i pelqentë, sepse mos njeri grup, tjetri do ta perkrahte se s’ben. Bllokada e vetme dhe totale ngrihej vetem per injorantin e rruges e kriminelin, dhe niste qe nga strukturat me te uleta te saj. Edhe pse shpesh kundershtari politik ngjante si i sapodale nga xhungla, Partia Socialiste gjente gjithmone gjuhen me te, qe vendi te mos behej pre e krizave aq shume te deshiruara prej tij.

Ne Partine Socialiste behesh transparence, debat publik, nganjehere edhe estrade, por ajo ishte e bukur pikerisht se ishte ashtu; e madhe, plot ide e grupime, qe here perplaseshin per interesin e tyre e here ate publik, por perplaseshin. Askush nuk druhej per te thene te veten derisa te arrihej akordi, qe per mua i ardhur ne kete menyre perfaqeson optimumin. Fundja ky eshte shembulli me i larte i demokracise dhe ne shqiptareve na ka munguar me shume se asgje nga pushtimi ne pushtim. Partia Socialiste e Shqiperise mbeti nder vite i vetmj oaz jashte qerthullit te mentalitetit bizantin dhe per cdo njeri me dy gram vizion shihej si lokomotiva e zhvillimit ne Shqiperi. Perparimi i saj perkonte me perparimin e shqiptareve. Personalisht votova per here te pare per Partine Socialiste ne shtator te vitit 98 ( 18 vjec) kur kjo parti u be nismetarja e hartimit te Kushtetutes se pare demokratike, nen kundershtite e ashpra te Saliut I, i cili desh na shpalli mbreteri disa vite perpara. Ne kete event te jetes sime me eshte dhene rasti edhe te shoh per here te pare personazhet me te pavlere te qytetit ne parakalim force me format e presionet me te uleta qe PD ndiqte ne Shkoder per te mos lejuar njerezit, qe i konsideronte kundershtar, te votonin.

Aq te vendosur e shprehur ishin, sa i vinte rradha edhe nje 18 vjecareje, ta konsideronin armike, sepse si person jashte politikes ne qytet, isha prononcuar publikisht, ne nje media lokale te kohes, pro kushtetutes. E them me bindje qe pervec majtizmit tim te qarte, qe ne adoloshence, ky ostilitet i Partise Demokratike dhe eksponenteve te saj, per kedo qe dilte nga rreshti, me ka bere ta urrej ate dhe ta asocioj me Partine e Punes, sepse nje organizate politike nuk e ben emri, por filozofia qe e udheheq. Ne vitin 2001, 3 vite me vone u angazhova ne menyre aktive me Partine Socialiste, ne zgjedhjet e vitit 2001, si perfaqesuese e studenteve ne shtabin e njerit prej kandidateve te saj dhe njekohsisht si anetare komisioni per kete force politike ne nje nga qendrat me te veshtira ku PD e asaj kohe ushtronte presion me njerez te hurit e litarit. Qe atehere e kam kuptuar se horit e vagabondit s’ia ka pare kush hajrin, as ai qe e perdor dhe as ai qe duron e peson e per pasoje s’e honepsa kurre kete specie e as ke e mban veten si te tille. Qe 18 vjec e deri me sot 39vjec, nuk jam penduar as edhe nje cast per zgjedhjen time dhe i mbetem besnike bindjeve te mia te majta.

Nuk kam reshtur asnjehere se votuari Partine Socialiste, pasi per mua ka perfaqesuar gjithmone alternativen me te mire, jo se e kam zgjedhur une por faktet kane treguar, qe Partia Socialiste ka qene gjithnje promotore e vlerave me te mira europiane ne nje vend te izoluar si Shqiperia, duke e nxjerre nga kaosi i 98, ringritur institucionet, modernizuar, mbrojtur voten dhe rotacionin politik, kthimin e Tiranes se paces e pilafit 98 ne nje metropol europian, hartimin dhe miratimin e reformes ne drejtesi, ngritjen dhe miratimin e shume institucioneve antikorrupsion, qe pritet te fillojne punen, gjuhen bashkepunuese dhe pro perendimore e plot arsye te tjera…

Por pasneser eh pasneser… , me dhemb me shume se asgje Partia Socialiste dhe ky rekord i zi i panevojshem ne cv- ne e saj. Eshte komplet i kuptueshem i gjithe stabilizmi i nderkombetarve, prapakuintat ne kurriz te demokracise dhe bema te peraferta te faktoreve politike, por aspak i pranueshem, destabiliteti i kujt pat cdo mundesi t’i bente gjerat ndryshe dhe t’i rregjistronte ne favor te shembullit te mire.

Nje individ, nje popull, nje komb nuk e zhvillojne leket as llafet, ata edhe mund te keqperdoren, por shembujt jo.

Ata mbesin pergjithmone.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular