Aksident i rëndë në Krujë, 23-vjeçari me “Audi” përplas për vdekje këmbësorin

0
202

Një aksidenti fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme (19 nëntor) në rreth orës 18:15, në Nikël, ku ka mbetur i vdekur një person.

Mësohet se shtetasi me iniciale E. K., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin me iniciale S. S., 77 vjeç, banues në Nikël, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 19.11.2023, rreth orës 18:15, në Nikël, shtetasi E. K., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin S. S., 77 vjeç, banues në Nikël, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.