BallinaUncategorizedShuhet ëndrra për vazon e parë në shortin e Euro 2024, ja...

Shuhet ëndrra për vazon e parë në shortin e Euro 2024, ja ku mund të përfundojë Shqipëria

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar që në ndeshjen e saj të parafundit pjesëmarrjen në EURO 2024, turneu i dytë madhor në të cilin merr pjesë.

Kuqezinjtë kanë shansin që ndaj Ishujve Faroe, me një fitore të mbrojnë kreun e grupit, duke hyrë në Europian nga “dera kryesore”. Megjithatë, kjo tashmë nuk mund t’i garantojë më kuqezinjve vazon e parë në shortin që do të hidhet më 2 dhjetor për të përcaktuar fazën në grupe të turneut.

Ndarja e vazove përcaktohet në bazë të renditjes së përgjithshme të skuadrave në kualifikuese dhe Shqipëria, edhe nëse fiton me rezultat shumë të thellë ndaj Ishujve Faroe në sfidën e kësaj të hëne, nuk mund të arrijë tashmë edhe matematikisht të jetë një nga 5 kryesueset më të mira të grupeve që sigurojnë vazon ku gjenden kryesisht ekipet elitare.

Në varësi të rezultatit të ndeshjes me Ishujt Faroe, tashmë Shqipëria mund të pozicionohet në vazon 2, 3 apo 4 të shortit, në situatën aktuale e cila përditësohet me përfundimin e çdo grupi kualifikues. Kuqezinjtë janë të sigurt se nuk përfundojnë në vazon e katërt nëse kualifikohen në vendin e parë në grup. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular