BallinaAktualitetMedia amerikane: “Kim Jong-un i ri po vjen në Evropë. Në Shqipëri...

Media amerikane: “Kim Jong-un i ri po vjen në Evropë. Në Shqipëri po mbahen komuniste

“Për rininë shqiptare, situata politike duket e pabesueshme, ndërsa për brezat më të vjetër kjo situatë u sjellë në vëmendje kujtimet e komunizmit.” Kështu e nis artikullin e saj media amerikane Citizentruth, në të cilin flet lidhur me zgjedhjet që do të zhvillohen nesër në Shqipëri.
Duke bërë një përmbledhje të situatës në të cilën kaloi vendi, media e huaj ndalet te fakti se Edi Rama bën gjithçka që t’i fitojë zgjedhjet, ekzaktësisht sipas stilit komunist. “E diela do të shënojë një ditë votimi dhe jo zgjedhje, sepse në 30 nga 61 bashkitë anembanë vendit njerëzit kanë mundësi të zgjedhin vetëm një kandidat. Në pjesën tjetër të komunave, kandidatët e opozitës i përkasin një partie të regjistruar rishtazi që nuk ka ndjekës dhe shërben vetëm për të luajtur rolin e saj në këtë ceremoni zgjedhjesh demokratike. Shqiptarët duhet të ndjehen më të turpëruar se kurrë, me këtë skenar të paimagjinueshëm të krijuar nga kryeministri Edi Rama. Ky stil komunist i votimit sjell kujtimet e regjimit mizor komunist të Enver Hoxhës dhe të diktaturës së tij 45-vjeçare. Shqipëria është anëtare në N.A.T.O. , por nuk gëzon një demokraci praktike. Ajo synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, por nuk po ecën përpara, duke sjellë kujtimet e errëta të së shkuarës.”-shkruan media amerikane.
Më tej kjo media e ve theksin tek delegacionet dhe ambasadat e huaja në Tiranë, të cilat sipas saj janë po aq neglizhente sa Edi Rama, i cili me neglizhencën e tij lejoi kultivimin e kabanisit në gjithë territorin shqiptar.
“Ambasadat dhe delegacionet e huaja në Tiranë nuk po thonë asgjë. Në vend të kësaj, ato veprojnë me të njëjtin neglizhencë siç bënë gjatë gjashtë viteve të qeverisë së Ramës që lejuan kultivimin e gjerë të kanabisit në të gjithë territorin shqiptar. Kjo neglizhencë e bëri Shqipërinë të bëhet e njohur si Kolumbia e Evropës dhe tani ajo mund të jetë e tmerrshme për popullin shqiptar dhe futjen në BE.”
Duke u ndalur te protestat e opozitës, media amerikane thekson se Kryeministri Rama nuk ka marrë parasysh faktin se po e çon vendin drejt një lufte civile, dhe citon këtu edhe Institutin Ndërkombëtar të Studimeve të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit që e kanë quajtur Ramën “Millosheviçi Shqiptar”.“Partia socialiste që qeveris vendin, është e vetmja parti që merr pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa opozita bojkoton zgjedhjet lokale të dielën. Siç është shpjeguar nga Zëri i Amerikës, opozita e Lulzim Bashës, e drejtuar nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë, ka mbajtur protesta që nga mesi i shkurtit mbi akuzat për manipulime me votat dhe lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe ka kërkuar zgjedhje të parakohshme kombëtare. Për të rinjtë shqiptarë, situata aktuale politike duket e pabesueshme, sepse brezat më të vjetër i sjellin në vëmendje kujtimet e komunizmit. Instituti Ndërkombëtar i Studimeve të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES), e ka quajtur Ramën “Millosheviçi Shqiptar” dhe ka paralajmëruar se mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme më 30 qershor është e pamundur, duke paralajmëruar gjithashtu Rama po e çon vendin drejt një “përplasje civile”.”
Në mbyllje të shkrimit Citizentruth thekson se Edi Rama ka sjellë probleme jo vetëm në Shqipëri, por edhe ka krijuar jostabilitet në rajonin e Ballkanit dhe madje ka shkaktuar probleme dhe duke dëmtuar imazhin e të gjithë kontinentit evropian. “Janë bërë shumë përpjekje që partitë e përfshira politike të ulen dhe të mbajnë një dialog, por Rama jo vetëm që nuk pranoi diskutimet, por vazhdoi të provokonte opozitën me retorikë dhe fyerje konfliktuale.
Presidenti Meta anuloi me anë të një dekreti presidencial, zgjedhjet e 30 qershorit për të lejuar një

dialog midis palëve kontradiktore, por Rama u bë i vendosur se kurrë për të hyrë vetëm në zgjedhje dhe me vetëm një kandidat të vetëm në gjysmën e komunave të votimit. Në një epokë të globalizimit, të mendimit të lirë dhe filozofive moderne, diktatorët si Edi Rama ende ekzistojnë. Rama ka sjellë ndarje në Shqipëri, ka krijuar jostabilitet në rajonin e Ballkanit dhe madje ka shkaktuar probleme dhe duke dëmtuar imazhin e të gjithë kontinentit evropian. Mbani vesh njerëz, një Kim Jong-un i ri po vjen në Evropë, emri i tij është Edi Rama.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular