BallinaKronikeVideo/Dibër, i arrestuari me shenja dhune në gjykatë

Video/Dibër, i arrestuari me shenja dhune në gjykatë

spot_img
spot_img

Gjykata e Dibrës dha masat e sigurisë për të arrestuarit për sulmin ndaj KZAZ 19 në Dibër. Arif Kaloshi, një prej të arrestuarve u shfaq në Gjykatë me shenja dhune, që sipas tij i janë bërë gjatë arrestimit.

Në Gjykatën e Dibrës u dhanë masat e sigurisë ndaj të arrestuarve për sulmin në KZAZ-19 mbrëmjen e 28 qershorit.

Arif Kaloshi, një prej të arrestuarve, u shfaq pas kafazit të xhamtë me hematoma në duar e të nxira në syrin e djathtë, të pretenduara se i janë shkaktuar gjatë arrestimit nga Forcat RENEA.

Nga kafazi i të akuzuarit ai dëgjohet teksa thotë se nuk ka bërë asnjë vizitë, ndërsa dikush në sallë i thotë se të gjitha do të zgjidhen.

Gjykata vendosi ta lirojë me detyrim paraqitje Arif Kaloshin, Jeton Kaloshin që mban postin e kreut të FRPD dhe të tjerë të akuzuar. Mbështetës të opozitës protestuan dhe tentuan të futen me forcë në shkollën “Nazmi Rushiti” ku ishte ngritur KZAZ 19 në Peshkopi.

Sipas Policisë së Shtetit, protestuesit përdorën sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov, në drejtim të punonjësve të Policisë.

Protestuesi i parë Migjen Zebi ka dalë përpara gjykatës dhe është lënë me masën detyrim paraqitje ,pasi gjyqtari ka vlerësuar protestën të ligjshme dhe protestuesit  e arrestuar nuk kanë ushtruar dhunë ndaj policëve.

I dyti ishte Arif Kaloshi i cili siç shihet edhe nga pamjet është dhunuar nga forcat RENEA në oborrin e shtëpisë .  Për Arif Kaloshin u vendos detyrim paraqitje .

Për ngjarjen, policia akuzon 51 persona, disa nga të cilët mbeten ende në kërkim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular