BallinaAktualitetZv/Presidenti i KiE mbështet qëndrimet e Metës kundër Soros-it

Zv/Presidenti i KiE mbështet qëndrimet e Metës kundër Soros-it

Deklaratat e sotme në Tiranë të Presidentit Ilir Meta për rrezikun e demokracisë në vend nga SOROS-i dhe krijimin e strukturave të një shteti paralel nga Edi Rama me ndihmën e fondacioneve të multimiliarderit, janë mbështetur dhe nga autoritete ndërkombëtare.

Manuel Vescovi, Zv/Presidenti i KiE dhe senator italian, ka ripostuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook” qëndrimet e Presidentit Ilir Meta kundër George Soros.

Në një konferencë për mediat nga selia e presidencës ditën e sotme, presidenti Ilir Meta lëshoi një mesazh të fortë për Edi Ramën dhe mentorin e tij, George Soros.

Duke folur para gazetarëve, Meta u shpreh se Shqipëria nuk është e racës së Xhorxh Sorros, por e racës së Avni Rustemit, Mic Sokolit, madje dhe Vojo Kushit.

“Kam dhe një mesazh për George Soros, sepse ai socialist është në pikëpamje, dua ti them zotit Soros, do t’ia them edhe nga afër, që t’i gëzojë ato medaljet e veta, se Shqipëria nuk është i racës së tij, por i racës së Avni Rustemit, Mic Sokolit, madje dhe Vojo Kushit”, do të shprehej presidenti në konferencën e sotme.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular