Kristjan Asllani shënoi sot golin e tij të parë me fanellën e Interit dhe festoi i entuziazmuar faktin që më në fund gjeti edhe ai golin që i mungonte me këtë skuadër. Një momenti i veçantë për mesfushorin i cili u rrethua menjëherë nga shokët e skuadrës.
Edhe klubi i Interit e festoi këtë moment të veçantë të mesfushorit shqiptar me një postim në rrjetet sociale përtej atij të lajmit për golin që i dha avantazhin skuadrës zikaltër në ndeshjen ndaj Xhenoas.
“Goli i parë me fanellën zikaltër nuk harrohet kurrë”, shkruante klubi italian në rrjetet sociale, të shoqëruar me foton e festës së futbollistit i cili dihet që është edhe një tifoz i kësaj skuadre.