BallinaOP EDGrabitësi i kauzave kombëtare neverit dhe femijët me përralla!

Grabitësi i kauzave kombëtare neverit dhe femijët me përralla!

Nga Azgan Haklaj
Sali Berisha nuk është vetëm një hajdut i kamufluar me prova të materializuara për të cilat vetë Departamenti Amerikan i Shtetit e ka dizenjuar botërisht si person non grata.

Kjo është pjesa me ordinere e vjedhjes së tij që përkthehet në pasurim të paligjshëm në para, prona, influencë përmes pushtetit etj, që me pak fjalë do të thotë korrupsion i çmendur.

Pjesa më skandaloze me pasoja për demokracinë, historinë dhe ardhmërinë e këtij vendi është vjedhja që ky hipokrit i ka bërë kauzave kombëtare për tre dekada.

Ai ndonëse misionar i infiltruar në levizjen studentore të dhjetorit 90-të arriti të vjedhë kauzën më të pastër në një shekull dhe ta kthejë në kredo e pasurim për vete dhe në mbrojtje djallëzore të ramizizmit e neokomunizmit.

Vini re listën e vërtetë të dhjetoristëve nëse ka ngelur ndonjë gjurmë njerëzore në politikën apo pushtetin e Sali Pullazit. Dhe më e keqja është falsifikimi që ai dhe kodoshët e tij i bëjnë kësaj liste duke retushuar firmëtarët e kontributorët e duke i zëvendësuar me nëntoristat e Ramizit.

Dhjetoristët e vërtetë ose kanë rënë deshmorë ose janë detyruar të pashpresë si zogjtë e korbit të marrin rrugët e mërgimit.

Kur e gjithë bota deri dhe gjykatat e SHBA-së kanë vërtetuar publikisht se konspiracioni është thurur me ryshfet qeveritar që i është dhënë kryeagjentit të FBI Charles McGonigal për të atrofizuar politikisht e njerëzisht liderin e PD-së dhe opozitës shqiptare Lulzim Bashën duke i grabitur harbutërisht postin e marrë me votë të kryeministrit.

Sali mashtrimi shpik hajdutërisht fabulën se McGonigal e ka dezinjuar non grata, kurse në fakt është stërmunduar por më kot të shfrytezojë grupin e strukturuar kriminal ndërkombëtar për ta hequr nëngratën.

Një genjështar klinik deri në çmenduri që arrin ti besojë edhe intrigës së vet.

E gjithë bota është deshmitare okulare e vizuale e pengimit, sabotimit deri nominimit si organizatë terroriste të UÇK-se nga ana e tij dhe ai me pafytyrësi na del si ndihmës e inspirator i kësaj lufte.

Nuk e di nëse ky mitoman beson se kombit tonë i është fshirë memoria nacionale.

Ka mijëra raste të tilla në jetën politike të këtij mashtruesi i cili përveçse e tjetërson totalisht në favor të tij historinë demton siç dhe po e shohim me pasoja të pakthyeshme demokracinë.

Por laku po ngushtohet dhe e vërteta po merr qytetari, ndoshta ngadalë por pa kthim prapa ndonëse në një trase të kontaminuar nga kasta e ndyrë politike 30 -të vjeçare.

Tani Marshall Berisha (Çarraniku) është thjesht një pinok që neverit dhe femijët me përralla e fantazi të semurë.

May be an image of 1 person and newsroom
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular