BallinaKronikeInfeksioni i rrezikshëm bakterial “pushton” Japoninë, rritje rekord e rasteve, 1 në...

Infeksioni i rrezikshëm bakterial “pushton” Japoninë, rritje rekord e rasteve, 1 në 3 infektime rezulton fatal

spot_img
spot_img

Ekspertët kanë paralajmëruar se një infeksion bakterial i rrallë por i rrezikshëm po përhapet me një shpejtësi rekord në Japoni, me zyrtarët që po përpiqen të identifikojnë shkakun.

Numri i rasteve në vitin 2024 pritet të tejkalojë shifrat rekord të vitit të kaluar, ndërsa shqetësimi po rritet se forma më e ashpër dhe potencialisht vdekjeprurëse e sëmundjes streptokokale të grupit A, do të vazhdojë të përhapet, pasi shumë raste të sëmundjes infektive u konfirmuan në Japoni.

Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive (NIID) tha: “Ka ende shumë faktorë të panjohur në lidhje me mekanizmat pas formave të rënda dhe të papritura të streptokokut dhe ne nuk jemi në fazën ku mund t’i shpjegojmë ato.”

Shifrat e përkohshme të lëshuara nga NIID regjistruan 941 raste të STSS u raportuan vitin e kaluar. Në dy muajt e parë të vitit 2024, tashmë janë regjistruar 378 raste, me infeksione të identifikuara në thuajse të gjitha prefekturat e Japonisë.

Ndërsa njerëzit e moshuar konsiderohen në rrezik më të madh, lloji i grupit A po çon në më shumë vdekje te pacientët nën 50 vjeç, sipas NIID. Nga 65 personat nën 50 vjeç që u diagnostikuan me STSS midis korrikut dhe dhjetorit 2023, rreth një e treta vdiqën, raportoi gazeta Asahi Shimbun.

Shumica e rasteve të STSS shkaktohen nga një bakter i quajtur streptococcus pyogenes. Më i njohur si strep A – mund të shkaktojë dhimbje të fytit, kryesisht te fëmijët, dhe shumë njerëz e kanë pa e ditur dhe nuk shfaqin simptoma.

Por bakteret shumë ngjitëse që shkaktojnë infeksionin, në disa raste, mund të shkaktojnë sëmundje serioze, komplikime shëndetësore dhe vdekje, veçanërisht te të rriturit mbi 30 vjeç. Rreth 30% e rasteve STSS janë fatale.

Njerëzit e moshuar mund të përjetojnë simptoma të ngjashme me të ftohtin, por në raste të rralla, simptomat mund të përkeqësohen duke përfshirë streptokokën, bajamet, pneumoninë dhe meningjitin. Në rastet më të rënda mund të çojë në dështim të organeve dhe nekrozë.

Disa ekspertë besojnë se rritja e shpejtë e rasteve vitin e kaluar ishte e lidhur me heqjen e kufizimeve të vendosura gjatë pandemisë së koronavirusit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular