BallinaUncategorizedCOVID-19 rriti rastet e pacientëve me sëmundje të veshkave, analizat që duhen...

COVID-19 rriti rastet e pacientëve me sëmundje të veshkave, analizat që duhen bërë për ekzaminim të hershëm

Pandemia ndikoi në përkeqësimin e patologjive të sëmundjeve renale dhe kronike. Mjekja nefrologe Marsida Duli tregon këshillon kontrolle rutinë, ndërsa tregon analizat që duhen bërë për një diagnostikim të hershëm të sëmundjes. Covid-19 nxori më shumë në pah simptomat e sëmundjeve renale ndaj dhe rastet me komplikacione janë rritur ndjeshëm. Në ditën botërore të veshkave, mjekja nefrologe në QSUT Marsida Duli thotë për Report Tv se shkak i rritjes së rasteve është hezitimi i pacientëve për kontrolle rutinë.

“Pandemia ka patur ndikimet e veta si në përkeqësimin e këtyre patologjive, progresin e sëmundjeve renale dhe kronike, gjithashtu është si mungesë e hezitimit të pacientëve për ta aksesuar kujdesin shëndetësor te mjeku specialist. Grupmoshat më të prekura , mosha mesatare”

Duli thotë se zbulimi i hershëm i sëmundjeve të veshkave ndikon në reduktimin e rasteve të rënda, teksa jep disa këshilla për ekzaminimet e duhura.

“Sëmundjet renale janë të fshehura. Qytetarët shfaqin ankesa në faza të vona. Kështu që i bëj thirrje qytetarët të depistohen, të shfrytëzojnë ekzaminimet falas, siç është check up, analizat e urinës, analizë kreati, urine apo gjaku komplet dhe menjëherë t’i referehen mjekut të familjes.”

Referuar të dhënave statistikore botërore, 1 në 10 të rritur vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave. Në mbarë botën llogariten 850 milion pacientë me sëmundje renale kronike, dhe mbi 2 milion i nënshtrohen rregullisht dializës. shqiptarja.com

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular