FIBA ka rizgjedhur për të tretin vit radhazi basketbollistin e ri shqiptar Ergys Muhametaj në renditjen e talenteve më të mëdhenj të botës për moshën e tij. Në renditjen e 2019 të publikuar pak ditë me parë, talenti shqiptar renditet i 30-ti në listën e 100 më të mirëve. Po ashtu, edhe në vitet më parë në 2018 renditej i 47-ti dhe në 2017 renditej i 28-ti. Ky rankim, përfshin lojtar nga të gjitha ligat me prestigjoze të botës. Ky lojtar i datëlindjes 19 korrik 2001, me gjatësi: 203 cm, pesha: 97 kg , ka që në moshën 12 vjeçare që ka luajtur me elipet zinxhir tek “Kamza Basket ” dhe në moshen 14 vjeçare me ekipin e rritur të këtij qyteti në Superligën Shqiptare . Po ashtu që në moshën 14 vjeçare ka qenë lojtari kryesor i ekipit kombëtare U 16 të Shqipërisë në kampionatet Europiane. Gjatë kësaj periudhe është vlerësuar disa herë me trofe me ekipet e moshave të Kamzës dhe me ekipin e rritur, gjithashtu ka marrë edhe disa vlerësime si “Lojtari i ri më i mirë në Shqipëri”.
Prej 1 viti, Ergysi stërvitet intensivisht në Amerike me specialistë të mirenjohur të basketbollit botërore. Gjatë vitit të kaluar, kontributi i madh i tij ishte deciziv në arritjen e shkollës së mesme ku ai vazhdon studimet. Kjo shkollë për herë të parë në kampionatin ku merr pjesë mes 1236 shkollave të mesme të shtetit të NY doli kampion duke fituar 23 ndeshje në 23 të tilla .
Si rezultat i këtij suksesi Ergysi u vlerësua dhe nderua me mirënjohje në një ceremoni nga bashkia “Rockland” që për nga rëndësia është e 2-ta nga 24 bashki të shtetit të NY. Talenti Ergus Muhametaj flet për startneës për suksesin që po përjeton në SHBA, vështirësitë e gjetura dhe mentalitetin e lojës ndryshe nga Shqipëria, stërvitjet etj.
U bë 1 vit që ju po bëni stërvitje në Amerikë me specialist të niveleve më të lartë dhe arritjet flasin vetë , si ndihesh tani pas 1 viti ?
Unë kam disa vite që stervitem në basketboll dhe intensiteti i stërvitjes ndër vite vjen duke u shtuar, por ky vit në Amerike ishte ndryshe sepse stërvitja dhe loja këtu është shumë herë më kërkuese dhe më me nivel sepse ke të besh me lojtarë kundërshtare ose në ekip të cilët janë furnizuesit kryesor të NBA në të ardhmen.
Kush ishin vështirësitë që ti ke hasur gjatë këtij viti në mentalitetin e lojës në Amerikë?
Me thënë të drejtën duket sikur loja e basketbollit është gjithkund njësoj, por kur luan vetë këtu në Amerikë është diçka krejt ndryshe. Basketbolli është i një niveli shumë të lartë dhe cilësore ku themelet e gjithçkaje janë përgatitja e lartë fizike , loja shumë e shpejtë dhe shumë e saktë , bazohen shumë tek mbrojtja dhe përgatitjet teknike shumë e mirë. Unë kam pasur fatin që në moshe të vogël të luaj në ekipin e të rriturve me lojtarët më të mirë të Shqiperise si në ekip ashtu dhe kundërshtarë të cilët gjej rastin ti falenderoj të gjithë sepse kjo eksperiencë më ka shërbyer shumë në formimin tim si lojtar.
A mund të na tregosh më shuë për stërvitjet e tua gjatë javës? U bë 1 vit që ju po beni stervitje në Amerikë me specialistë të niveleve më të lartë dhe arritjet flasin vet , si ndihesh?
Unë kam disa vite që stervitem në basketboll dhe intensiteti i stërvitjes ndër vite vjen duke u shtuar por ky vit në Amerikë ishte ndryshe sepse stërvitja dhe loja këtu është shumë herë më kërkuese dhe më me nivel sepse ke të bësh me lojtarë kundërshtarë ose në ekip të cilët janë furnizuesit kryesor të NBA në të ardhmen.
Po për stërvitjet e tua gjatë javës cfarë mund të na thoni më shumë?
Unë stërvitem rreth 24 orë në javë. Vazhdoj me ekipin e shkollës së mesme përgatitjet për kampionatin e vitit që vjen. Kam fatin e madh që të stërvitem rreth 12 orë në javë nga një trajner individual i cili përgatit lojtar kolegjesh për në NBA . Njëkohësisht unë stervitem dhe marrë pjesë në aktivitetin me prestigjoz të kontinentit Amerikan që sponsorizohet nga ADIDAS për moshat 17-18 vjeçare. Ky kampionat zhvillohet në formë turnesh nëpër shumicën e Shteteve të Amerikes. Ky aktivitet është, si të thuash, baza ku rekrutohen shumica e lojtarëve në kolegje. Trajnerët, specialistët , scoutistet më të mirë të Amerikes i ndjekin këto aktivitete dhe përzgjedhin lojtarët për në ekipet e tyre dhe unë edhe pse kam edhe 1 vit për të mbaruar shkollën e mesme, kam marr deri tani 36 oferta nga kolegje të divizionit të parë dhe të dytë, por akoma nuk kam vendosur diçka konkrete për shkak se kam akoma kohë përpara.
Ty te merr shume kohe stervitja , po per mesimet a te del koha?
Eshtë e vërtetë që unë lodhem shumë dhe stërvitja më merr shumë kohë, por unë kam gjetur gjithmonë kohën e mjaftueshme për të mësuar, aq me tepër që unë dua të bëhem lojtar në kolegje e më lartë dhe atje ka kritere shumë të forta dhe detyrimi parësor janë rezultatet e larta në mësime krahas atyre sportive dhe suportin kryesor timin, une e kam gjetur në familjen time, të cilën dua ta falenderoj sepse kanë qenë dhe janë gjithmonë pranë meje në çdo hap timin.
Këto rezultate që t’i ke arritur në këtë moshë kaq të re duke u renditur si i pari shqiptar i gjitha trojeve në vendet e para të Top Listës së FIBA-s për talentet më të mëdha botërore, madje 3 vjet rresht, na bëjnë edhe ne për tu ndjerë krenar, ti si ndihesh?
Vlerësimi i FIBA-s për 3 vjet rresht për mua është krenari dhe kënaqësi por në të njëjtën kohë motivim edhe më i madh për të ecur përpara .
Një mesazh për të rinjtë që luajnë basketboll në Shqiperi?
Të rinjtë duhet të punojnë shumë dhe sistematikisht sepse rezultatet do të vijne domosdoshmërisht. Niveli i basketbollit po rritet në Shqipëri dhe pjesmarrja e ekipeve kombëtare në të gjitha moshat në kompeticionet Europiane, janë një mundësi e mirë për të treguar aftësite e tyre.
Dhe diçka për mbyllje që dëshiron ta thuash …?
Dua të falenderoj të gjithë shokët e mi që u stërviten në palestrën e Kamzes dhe njëkohesisht dhe ata të ekipeve kombëtare! Falenderim të madh kam për Kryetarin e Bashkise Kamëz Xhelal Mziu që si dashamires i madh i sportit, ngriti sportin e basketbollit në Kamez dhe na krijoj kushtet e nevojshme për t’u stërvitur dhe për të luajtur!
Dua të falenderoj Federatën Shqiptare të Basketbollit që na krijoj mundësinë mua dhe shokëve të mi që në moshën 14 vjeçare të kem mundësi të luaj përballë moshatarëve të mi nga e gjithë Europa në kampionatet Europiane të moshave!
Falenderimin më të madh e kam për familjen time e cila më është gjithçka unë kam arritur deri tani dhe besoj se do të jetë vazhdimisht shtysë për mua .
Ju falendëroj edhe ju për intervistën!