BallinaSportFOTOT/Kombëtarja kuqezi zbret në fushë, një rikthim i rëndësishëm për Silvinjon kundër...

FOTOT/Kombëtarja kuqezi zbret në fushë, një rikthim i rëndësishëm për Silvinjon kundër Suedisë

spot_img
spot_img

Kombëtarja shqiptare ka zbritur në fushë sot për të harruar humbjen kundër Kilit. Shqipëria ka vijuar përgatitjet për miqësoren e dytë të marsit ndaj Suedisë.

Kuqezinjtë zhvilluan një seancë stërvitore në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës dhe më pas u nisën drejt Stokholmit.

Pas dëmtimit të pësuar, portieri Etrit Berisha ka udhëtuar me ekipin dhe gjendja e tij do të monitorohet gjatë gjithë kohës nga stafi mjekësor.

Lojtarët që u aktivizuan titullarë me Kilin, zhvilluan vetëm disa ushtrime fizike dhe pa top. Ndërsa futbollistët që nuk u aktivizuan apo hynë në fushë si zëvendësues, bënë stërvitje më të ngarkuar dhe taktike.

Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet për sfidën ndaj Suedisë ditën e nesërme, me seancën e fundit stërvitore që do të kryhet në stadiumin e ndeshjes. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular