BallinaKronikeProkuroria, aksion në Kadastrën e Durrësit, lëshon 2 urdhër arreste dhe një...

Prokuroria, aksion në Kadastrën e Durrësit, lëshon 2 urdhër arreste dhe një arrest në shtëpi

spot_img
spot_img

Prokuroria e Durrësit ka nisur ditën e sotme një aksion në Kadastrën e Durrësit në kuadër të një hetimi për tjetërsimin e pronave. Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala bëhet fjalë për dy urdhër-arreste dhe një arrest shtëpie.

Pjesë nga dosja:

Referuar materialit kallëzues se në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, janë regjistruar materialet e para hetimore të dërguara nga ana e Njësisë Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion pranë Kryeministrisë, e cila ka ushtruar kontroll pranë ASHK Durrës në lidhje me Lejen e Legalizimit nr.263235, date 18.04.2017 të z.Ndue dhe Ardjan Zef Mesiti, me zonë kadastrale 1522, “Godinë Social Ekonomike 1 Kat”, sipërfaqe e parcelës ndërtimore 500 m², sipërfaqe e ndërtimit 274 m² në Durrës. Nga verifikimi i dokumentacionit të administruar pranë ASHK Durrës, kanë lindur dyshime të arsyeshme për një sërë shkeljesh me natyrë penale dhe administrative, ku duket se janë përfshirë punonjës të ASHK dhe persona të tjerë, duke siguruar përfitime në kundërshtim me ligjin. Në vijim përshkrimi i rastit dhe shkeljet e dyshuara.

Me datë 25.06.2021 në ASHK Qëndrore, ka mbërritur shkresa nga IKMT për prishje objekti në zonën kadastrale 1522 në Gjirin e Lalzit. Ky objekt rezulton në pronësi të z.Ndue dhe Ardjan Zef Mesiti, përfituar nga një procedurë legalizimi në vitin 2017 dhe në 10.10.2017 pajiset me Certifikatë Pronësie nga ZVRPP Durrës. Ndërkohë, në datë 29.06.2021, z.Ndue Zef Mesiti ka kryer aplikim për rifreskim të kartelës së pasurisë. Pas ardhjes së shkresës kanë lindur dyshime për çertifikatën e pronësisë së objektit. Nga verifikimet e kryera nga NJSAA rezultuan një sërë anomalish që çojnë në përfundimin që praktika është e falsifikuar.

Nga verifikimi i librit të protokollit të ish Z.V.R.P.P Durrës, se të dhënat e shkresës për kalim të dosjes nga ish Aluizni Durrës drejt ZVRPP Durrës, nuk përputhen me të dhënat e librave të protokollit të ish Z.V.R.P.P Durrës, duke mos u përputhur afatet kohore me rendin numerik të shkresave. Planimetria dhe Genplani nuk janë të punuara sipas formateve që punon zyra e ASHK Durrës. Fleta e volumit në regjistër është më e madhe në format dhe në fund të saj ka emrin e shtypshkronjës që është printuar (ndryshe nga gjithë të tjerat). Në ASHK Durrës është kryer një auditim për një praktikë leje legalizimi të muajit Prill 2017 në emër të shtetasve Ndue Zef Mesiti dhe Gentjan Zef Mesiti, ku nga auditimi ka rezultuar se nënshkrimet në emër të shtetasve Kujtim Gjuzi, Mario Semini dhe Ilrjan Keçi janë fallsifikuar.

Në kuadër të hetimeve paraprake për proçedimin e sipërcituar është sekuestruar praktika e pasurisë me nr. 150/7/ND, në zonën kadastrale nr.1522, me nr.reference 1247, vol.7, faqe 26, në emër të shtetasit Ndue Zef Mesiti dhe Ardjan Zef Mesiti, praktikës që ka shërbyer për legalizimin e objektit në fjalë, si dhe çertifikatës për vërtetim pronësie për pasurinë në fjalë, praktikë e cila është dërguar për ekspertim grafik të akteve.

26, në emër të shtetasit Ndue Zef Mesiti dhe Ardjan Zef Mesiti, praktikës që ka shërbyer për legalizimin e objektit në fjalë, si dhe çertifikatës për vërtetim pronësie për pasurinë në fjalë, praktikë e cila është dërguar për ekspertim grafik të akteve.
Në bazë të aktit të ekspertimit grafik të shkrimit me nr.906, datë 24.02.2022, të Insitutit të Policisë Shkencore Tiranë, rezulton se aktet objekt hetimi (dokumentat e lëshuara nga ALUIZNI) nuk janë nënshkruar nga shtetasit Flamur Gjuzi, Ilirjan Keçi, Mario Semini, Olta Hani dhe Edlira Gjuzi. Aktet objekt hetimi (dokumentat e lëshuara nga ALUIZNI) nuk janë vulosur nga e njëjta klishe vule. Aktet objekt hetimi (Kartela e pasurisë nr. 150/7/ND, në zonën kadastrale nr.1522, me nr.reference 1247, vol.7, faqe 26, në emër të shtetasit Ndue Zef Mesiti dhe Ardjan Zef Mesiti) nuk është nënshkruar nga shtetasia Jonida Mergeja. Aktet objekt hetimi (Plan- Rilevimi në emër të shtetasit Zihni Dama) nuk është nënshkruar nga shtetasi Zihni Dama.

Në bazë të aktit të ekspertimit grafik të shkrimit të datës 09.05.2022, të ekspert Adrian Shehu, rezulton se në aktet objekt hetimi (çertifikata e pasurisë dhe harta treguese) vula e përdorur nuk është e njëjtë me modelet e lira të vulës që është përdorur nga ASHK Durrës në të njëjtën periudhë kohe, si dhe vula e përdorur në aktet (çertifikata e pasurisë dhe harta treguese) dhe aktin (kartela e pasurisë nr. 150/7/ND) nuk është e njëjtë, po ashtu nuk është e njëjtë me modelet e lira të vulës që është përdorur nga ASHK Durrës në të njëjtën periudhë kohe.
Aktet objekt hetimi (çertifikata e pasurisë dhe harta treguese) nuk janë shkruar dhe nënshkruar nga shtetasi Ardian Kona, por janë shkruar nga e njëjta dorë.
Aktet objekt hetimi (kartela e pasurisë nr. 150/7/ND) nuk është i të njëjtës serie prodhimi krahasuar me modelarët që paraprijnë dhe pasojnë.
Aktet objekt hetimi (kartela e pasurisë nr. 150/7/ND) në të gjitha rubrikat e saj janë shkruar dhe nënshkruar nga shtetasi

Me anë të shkresës përcjellëse me nr.19811/1prot., datë 11.11.2021, të ASHK Zyra Qëndrore Tiranë, rezulton se Leja e Legalizimit nr.263235, datë 18.04.2017, me nr.serial 0242084, i përket bllokut të lejeve që i përkasin Drejtorisë Vendore të ASHK-së Tepelenë, fakti ky i pasqyruar dhe me kopje të fletë- hyrjes.
Me anë të shkresës përcjellëse me nr.1773/1prot., datë 13.12.2021, të ASHK Drejtoria Vendore Tepelenë, rezulton se personi që ka administruar dhe shpërndarë Lejet e Legalizimit pranë kësaj drejtorie ka qenë drejtori Pëllumb Milori.
Me anë të procesverbalit të datës 07.01.2022, janë administruar nga ana e drejtorit të të ASHK-së Drejtorisë Vendore Tepelenë, proçesverbali mbi dorëzimin e lejeve të legalizimit punonjësve Klejdi Abazi dhe Erenato Zaçe.
Me anë të shkresës përcjellëse të ASHK Zyra Qëndrore Tiranë, me nr.57/1prot., datë 21.01.2022, rezulton se referuar sistemit IPS, për pasurinë nr.150/7/ND me zonë kadastrale 1522, me përfitues shtetasit Ardjan Mesiti dhe Ndue Mesiti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular