Pas spektaklit të djeshëm, Egla e ndodhur në vaskë të mbushur me shkumë ka debatuar sërish me disa nga banorët e BBV3.
Ajo është kapur me Rozën, Erjolën dhe Riken, ku mes tyre nuk kanë kursyer aspak ofendimet.
Egla: Pallë do me thënë shpata e Skënderbeut po nuk e ke dëgjuar sepse je injorante.
Roza: Unë jam injorante?
Erjola: E paditur do të thotë injorante se do të jap edhe shpjegimin e saj, kjo se është mësuar kështu. Po ti dridhe sa te duash po do përdredhësh vetën o Egla Ceno. Duartrokitjet që si ke marrë asnjëherë në jetën tënde i merr këtu me këtë teatër.
Roza: Pra nëse i thotë Rikës je pallë ti po i thua që është shpatë?
Egla: Po!
Rike: Palla ta zëntë frymën, të lëntë pa frymë.
Egla: Amin o Zot.