BallinaAktualitetKryeministri Rama vizitë zyrtare në Francë, pritet me nderime ushtarake

Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Francë, pritet me nderime ushtarake

Kryeministri Edi Rama ndodhet në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Francë.

Kreu i qeverisë është pritur me nderime ushtarake në Oborrin e Nderit të “Les Invalides” në Paris, ku ndodhet me ftesë të presidentit francez Emanuel Macron.

Gjatë vizitës Rama do të zhvillojë një sërë takimesh të përqëndruara kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Ndërkohë pritet të zhvillohet një takim mes Ramës dhe Macron ku do të nënshkruhen disa marrëveshje ndërqeveritare dhe memorandume mirëkuptimi mes vendeve.

Gjithashtu Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Francez Macron do të zhvillojnë një takim kokë më kokë mes tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular