Real Madrid ka fituar në mënyrë dramatike “El Clasico” ndaj Barcelonës, me përmbysje, duke bërë formalitet titullin kampion në La Liga kur mbeten 6 javë nga fundi i saj. Një fitore 3-2 që ka ardhur në mënyrë dramatike dhe jo pa polemika, si zakonisht.
Ndeshja ka qenë shumë e hapur me të dy skuadrat që krijuan raste dhe momente spektakli, siç e meriton të jetë në “El Clasico”. Miqtë shënuan shpejt me Kristensen, por penalltia e shkaktuar nga Kanselo solli barazimin e Vinicius. Si çdo “El Clasico” i denjë, edhe ky kishte momenti n e polemikave, pasi kishte një “gol fantazmë” që nuk u dha në favor të Barcelonës në pjesën e parë.
Kjo e fundit gjeti përsëri avantazhin në pjesën e dytë me Fermin Lopez. Por pak minuta më vonë, Lukas Vazkez barazoi shifrat. Në fund, kur ndeshja dukej se po shkonte drejt barazimit, ishte Belingam ai i cili shënoi në shtesë golin e fitores 3-2.
Një sukses që ngjit Realin 11 pikë larg Barcelonës në kreun e renditjes dhe bën formalitet titullin kampion kur mbeten edhe 6 ndeshje deri në fund të sezonit.