Pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Xhevat Krasniqi, u pezullua nga detyra pas akuzave për ngacmim seksual nga 27 studentë.
Lëvizja Feministe Studentore për disa ditë rresht protestoi para rektoratit të Universitetit, ato kërkuan shkarkimin e tij dhe në një përballje, një nga studentet me lot në sy e ka akuzuar përballë duke i thënë se i ka shkaktuar stres dhe trauma.
Ajo u shpreh se i ka thënë ‘do të të bëj masazh’, ndërsa i thotë të kërkojë falje për fjalët që ka thënë.
“Më ke thënë kam be të bo masazh, pranoje, në Gjakovë pse të kanë qit ka dalë njëri me emër ka dëshmu, pse nuk je më në Gjakovë, pse ke ik prej andej, jam tut para një viti sot nuk tutna, sot jam tjetër kush, foli para teje dhe para tjerve, edhe në Gjakovë tendencioze para teje? Edhe në Sami Frashër shantazh ndaj teje të miturat? Ka ndryshu shkollën prej teje, ka çu prindërit, kallëzojui policisë që je i raportum për ngacmim seksual. Ti mua më ke thënë kam me të bo masazh, s’kam me u nal deri sa kjo, na ke shkaktuar stres dhe trauma, a ke me pagu, nuk mjafton falja, edhe pri8ndërve tanë u ka shkaktuar stres, kush je ti? Ka profesorë më rigorozë se sa ti dhe nuk kaë shantazhuar si ti, pse kalova anatominë, matematikën, më i mençuri ti, 14 shkurt 2023 më ke thënë do të të bëj masazh, kërko falje për fjalët që ke thënë, nuk janë shpifje, duhet të pranosh realitetin se kush je. Marre Marre!”, i tha studentja-profesorit.