BallinaAktualitetKonflikt fizik në Bashkinë e Pukës. Pas sherrit me grushte e përleshje...

Konflikt fizik në Bashkinë e Pukës. Pas sherrit me grushte e përleshje ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

spot_img
spot_img

Një situatë e pazakontë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë në ambientet e Bashkisë së Pukës. Shkak kanë qenë debatet që janë ashpërsuar deri në përleshje fizike mes një qytetari, gjithashtu me detyrë shtetërore si dhe drejtorit të burimeve njerëzore në bashkinë e Pukës Sokol Gjoni.

Në situatën e cila ka agravuar në përleshje fizike dhe grushte mes qytetarit dhe zyrtarit bashkiak mësohet se ka ndërhyrë  kryebashkiaku Rrok Dodaj dhe sekretarja e këshillit bashkiak, Edona Hyseni.

Mësohet se komisariati i policisë së Pukës nuk ka nisur asnjë procedurë për ngjarjen, kjo nga fakti se nuk ka një denoncim lidhur me dhunën.

Ndërkohë edhe bashkia e Pukës ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen ndodhur. Bashkia e Pukës ditët e fundit ka pasur përplasje të brendshme për shkak të punësimeve pa kriter në bashki, ku në dokumentin që disponojmë në Bashkinë e Pukës ka edhe të punësuar si fizioterapist apo specialiste për marrëdhëniet me BE. BW

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular