BallinaAktualitetE trishtë| Ndahet nga jeta në moshë të re ortopedi Krios Beqaraj

E trishtë| Ndahet nga jeta në moshë të re ortopedi Krios Beqaraj

Krios Beqaraj, mjeku specializant Ortoped në Shërbimin e Ortopedisë, është ndarë këtë të enjte nga jeta në një moshë shumë të re. Lajmi është konfirmuar nga Spitali i Traumës, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës.

Ndërkohë shkaku i vdekjes së të riut ende nuk është bërë i ditur.

Njoftimi i Spitalit Universitar të Traumës:

 Spitali Universitar i Traumës i shpreh ngushëllime familjes së Krios Beqaraj mjekut specializant Ortoped, në Shërbimin e Ortopedisë klinika e parë, për ndarjen nga jeta në moshë të re, pas përpjekjesh dhe dëshirës për të jetuar dhe ushtruar  profesionin e tij, të cilit ditën e sotme ju dha lamtumira për në banesën e fundit.

Ngushëllime familjes!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular