BallinaKryesoreNdërpritet Kampionati/Shoqata e Arbitrave merr vendimin: Nuk gjykojmë ndeshje pa polici

Ndërpritet Kampionati/Shoqata e Arbitrave merr vendimin: Nuk gjykojmë ndeshje pa polici

spot_img
spot_img

Ndalet futbolli shqiptar dhe vendimin e merr Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar. Nëpërmjet një deklarate për mediat, ka bërë të ditur se do të nisë bojkotin e të gjitha aktiviteteve kombëtare dhe se xhaketat e zeza nuk do të kthehen në fushat e lojës për sa kohë që nuk do të ketë polici në stadiume.

Të gjitha ndeshjet e fundjavës duhet të cilësohen të anuluara, ashtu si në teori edhe ato të Kupës së Shqipërisë në mesjavën e ardhshme, pasi deklarata bën të qartë se pa ndryshimin e ligjit në Parlament, nuk ka kthim mbrapa për gjyqtarët.

Deklarata e plotë:

Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar, e tronditur pas ngjarjes së dhunës ekstreme ushtruar ndaj gjyqtarit Eldorjan Hamiti në Kamëz, ka marrë sot vendimin e saj për të bojkotuar ndeshjet e futbollit në nivel kombëtar.

Duke parë që nga java e parë e kampionatit dhe deri në të fundit ne ndjehemi të pasigurt, sot ne vendosëm të themi: Mjaft! Mjaft më me kërcënime, fyerje e sharje. Mjaft (dhe kjo është shumë më serioze dhe e rrezikshme) me dhunë e ç’është më e rëndësishmja, mjaft më me pasiguri për jetën. Njëzëri arbitrat mendojnë se eksperimenti i deritanishëm për largimin e Policisë së Shtetit nga stadiumet e futbollit ka dështuar. Zëvendësimi i tyre me polici private është një dështim tjetër tashmë i konsumuar. Ashtu siç nuk kemi se ç’të presim më edhe nga eksperimenti tjetër i zbatimit të ligjit, i cili ka dështuar plotësisht, përderisa autorët e dhunës janë liruar sot, edhe se pamjet filmike janë shumë të qarta dhe media ka katër ditë qe e ka në qendër të vëmendjes këtë ngjarje.

I kërkojmë klubeve anëtare në FSHF të na mirëkuptojnë dhe të na mbështesin në vendimin që ne kemi marrë, kjo sepse vendimi që ne kemi marrë është e vetmja rrugë që gara të jetë sa më e vërtetë dhe korrekte.

Mjaft u eksperimentua. Ne kemi vendosur të mos luajmë me jetën tonë. Kështu nuk do të kthehemi për të gjykuar, deri sa të ndjehemi të sigurt dhe Policia e Shtetit të kthehet në stadiume dhe autorët e dhunës të ndëshkohen.

Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular