BallinaAktualitetVrasja e Roan Brahimit, hakmarrje? Shqiptari me dy emra u arratis pas...

Vrasja e Roan Brahimit, hakmarrje? Shqiptari me dy emra u arratis pas ekzekutimit të Martinajt dhe atentatit të bujshëm

spot_img
spot_img

Roan Brahimi, emër i njohur për drejtësinë shqiptare u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të enjteje në Greqi.

32-vjeçari njihej edhe me emrin Sidorel Prendi dhe vrasja e tij sot dyshohet se ka lidhje me hakmarrjen, pasi emrat e tij janë përfshirë në dy dosje të bujshme, vrasja e Briland Martinajt dhe atentati ndaj Ylli Ibraimajt.

Edhe në vitin 2021 ai u shpall në kërkim nga policia, pasi së bashku me dy persona të tjerë shkaktuan terror në një lokal në Zejmen të Lezhës.

Bashkë me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozi, ata u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.

Mbrëmjen e 13 nëntorit të vitit 2021 ata kërcënuan dhe kryen kontrolle ndaj klientëve, për kartat e tyre të identitetit.

Po ashtu, Roan Brahimi rezulton i arrestuar edhe në vitin 2018 në Lezhë, ku iu sekuestruan municione, Euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.

Do të jenë hetimet ato që do të zbardhin skedat e vjetra të viktimës dhe me cilën ngjarje ka lidhje atentati.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular