Kryetar i Partisë Demokratike Dega-6 Tiranë, Dashnor Visha pas protestes se dhjete kombetare te opozita ka shprehur falënderim dhe mirënjohje të thellë qytetarëve demokratë të Njësisë 6. Një një postim në rrjetin social FB, zoti Visha thekson se protesta e djeshme ishte bashkimi më i madh qytetar në mbrojtie të Demokracisë e Rendit Kushtetues .
Statusi i plotë!
Falenderim e mirënjohje të thellë qytetarëve demokratë të Njësisë 6 që si gjithmonë janë uragan i protestave kombëtare.
Protesta e djeshme ishte bashkimi më i madh qytetar në mbrojtie të Demokracisë e Rendit Kushtetues .
Me prezencen tuaj aq të madhe në numër ju dëshmuat dhe njëhere që demokracinë nuk e falim, që liria është e shenjtë dhe që kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin për t’ju qeverisur ju.
Ai bashkim i madh njerëzish ishte një vullkan zemërimi e sinjal papajtushmerie me farsën elektorale të 30 Qershorit, farsë e cila dëshmoi që banda e hajdutëve në pushtet e ka humbur të drejtën për të drejtuar shqiptarët dhe se Edi Rama e ka marrë vulën e largimit.
Referendumi popullor i 30 Qershorit dëshmoi që ne demokratët jemi mazhoranca e se pushteti na përket ne për ta përkthyer besimin tuaj në shërbim e mirëqënie për qytetarët, për të qenë me shqiptarët e për shqiptarët, për respektimin e Kushtetues, per respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve shqiptar.
Ai bashkim vlerash e vullnetesh ishte për të mos lejuar zbrazjen kombëtare , ishte për të treguar se ka ende shpresë për një Shqipëri të jetueshme, ishte për të shprehur dëshirën dhe nevojën e integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe Europiane .
Pjesëmarrja juaj dje në protestën e 10 Kombëtare dëshmoi vullnetin, gadishmërinë dhe rezistencën për të mos toleruar në cënimin e vlerave të lirisë, për mbrojtien e demokracisë dhe të dinjitetit Kombëtar.
Asgjë nuk na ndal !
Fitore!