Vendimi për ngritjen e komisionit hetimor për vijim e procedurës për shkarkimin e Presidentit Meta u botua sot në fletoren zyrtare, duke hyrë në fuqi.
Maxhoranca socialiste nuk humbi kohë dhe futi në axhendën e punimeve të Kuvendit mbledhjen e parë të këtij komisioni.
Sipas rendit të ditës të p[ublikuar ne faqen zyrtare te Kuvendit parashikohet që ditën e nesërme të mblidhet ky komision me rend dite:
- Konstituimi i Komisionit Hetimor të Kuvendit
- Deklarimi i qëllimit të ngritjes së Komisionit me vendimin nr 84/2019 të Kuvendit;
- Zgjedhja e sekretarit të Komisionit Hetimor;
- Caktimi i relatorëve për hartimin e projekt rregullores së Komisionit dhe të planit paraprak të hetimit.Përbërja e Komisionit HetimorUlsi Manja, Kryetar– PS
Alban Zeneli, zv.kryetar- opozita e re
Vasilika Hysi, anëtare – PS
Klotilda Bushka, anëtare– PS
Bashkim Fino, anëtar– PS
Alket Hyseni, anëtar– PS
Adriatik Alimadhi, anëtar- opozita e re
Halit Valteri, anëtar- opozita e re
Krenar Rryçi, anëtar- opozita e re
Anëtarë zëvendësues
Adnor Shameti – PS
Spartak Braho – PS
Arlind Çacani – opozita e re