BallinaKultureVeprimtaria studimore, botuese e promovuese e Fatos Dacit

Veprimtaria studimore, botuese e promovuese e Fatos Dacit

Nga Halil Rama

Me 51 libra të botuar në harkun kohor të tri dekadave, Fatos Daci është padyshim një prej autorëve më produktivë e cilësorë të këtij çerekshekulli.
Krijimtaria e tij letrare, publicistike, studimore e shkencore, që u promovua të dielën më 23 qershor 2019 në sallën e madhe të Muzeut Historik Kombëtar, kur edhe iu dha titulli “QYTETAR NDERI” i Bashkisë Dibër, rrok një larmi temash, ku dominon historia…Historia, e shkruar me vërtetësi, bazuar në të dhëna arkivore, në një biblografi tejet të pasur si dhe në dëshmi gojore nga personazhe realë bindës.
Mbi këtë bazë e ka shkruar autori veprën që promovojmë sot “DIBRA-HISTORIA E PLOTE”, ashtu siç ka shkruar edhe veprat tjera: “Enciklopedia e Dibrës”, “Kukësi”-Enciklopedi”, ”Nga lashtësia deri në vitin 1940”, “Skënderbeu i vërtetë”, “Të vërtetat për Skënderbeun”, “Kastriotët e Çidhnës së Dibrës”, “Peshkopia”, ”Çidhna dhe Kastriotët”, “Sllova përgjatë një shekulli”, “Histori e shkruar me pushkë e penë” , “Vendlindja ime (Dibra e Bulqiza), “Gryka e Vogël”, “Radomira”, “Shqiponjat e kreshtave të Veriut”, “Të pavdekshmit”, “Burrat e Kullës së Canit”, etj.
Krenar, si rrallëkush për historinë e lavdishme të Dibrës, Fatos Daci shkruan me kurajo e vërtetësi vepërn e tij madhore “Fitorja e Kosovës në duart e Dibrës”, bazuar kjo në kontributin e shquar të personaliteve dibrane që nga epoka e lavdishme skënderbegiane e deri tek Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
Dhe po si rrallëkush, Fatos Daci ka dhënë dhe jep një kontribut të veçantë në pasurimin e letërsisë sonë dokumentare. Këtë e dëshmojnë botimet e tij: “Historia arsimit shqip në Dibër”, ”Historia e mjekësisë dibrane”, “Historia e kulturës dibrane”, “Antologjia e poezisë dibrane” (në dy vëllime) ”Dibra 07” –antologji”, ”Shqiponja fluturoi nga foleja”, “Një shekull poezi dibrane”, “Histori e shkruar me pushkë e penë”, si dhe ”Në Amerikë flakëron atdhetaria dibrane”.
Një ndër gjinitë më të lëvruara, ku spikat stili i tij origjinal është monografia. Janë dhjetra monografi të këtij autori kushtuar figurava te ndritura të Dibrës, luftëtarë e patriotë të mëdhenj, artistë e mësues, ndër të cilat mund të përmendim ato me titull: “Lirie Rasha-identiteti i vlerave”, “Burri i madh i Bulqizës”, “Mehmet Duriçi”,”Krushqit elirisë”, “Mahmut Daci, princi i trimërisë”, “Rrahman Doda i Reçit”, “Met Kaca dhe pasardhësit”, “Hysen Bara, pari e Dibrës”, “Pilket e Dibrës”, “Estref Gjoshi…”, “Dodajt e mëdhenj të Dibrës”, “Pasardhës të Dodajve të mëdhenj”, “Njeriu që di të bëjë gjera të mira”, “Miftar Fana, Nderi i Kombit” si dhe “Rrahman Rasha”, që u promovua vetëm para disa ditësh.
Përveçse pasurimit të mendimit estetik nga vepra në vepër, F.Daci nuk lë pas dore edhe promovimin e vlerave më të mira të Dibrës e të gjithë Shqipërisë. Këtë e bën më së miri në botimet e tij: “Pena e Dibrës”, ”Vendi i artistëve” , “Shpërthime rinore”, etj.
Po në këtë këndvështrim duhet parë edhe kontributi i këtij autori në fushën e së drejtës, i reflektuar më së miri në librin e tij “Trajtime juridike”.
Gjatë një studimi për veçoritë e LANÇ në Dibër, kolegu dhe bashkëautori im në disa botime, Sakip Cami, më tha këto ditë se nga shfletimi i arkivës së gazetës “Ushtima e Maleve” të 30 viteve (1970-1990) kishte evidentuar Fatos Dacin si autorin me më shumë artikuj publicistikë, si reportazhe, skica, esse, fejtone.
Veprimtarinë e tij publicistike Fatos Daci, jo vetëm që nuk e ndërpreu në vitet ‘90, por e pasuroi dhe çoi edhe më tej gjatë këtij çerekshekulli, kur nga viti 1998 boton gazetën e pavarur “Dibra”, e cila nga numri i parë e deri më sot (edhe në versionin online) në qendër ka pasur Dibrën, dibranët dhe historinë e lavdishme, të djeshme e të sotme, të tyre
Ndërkohë, si kryeradektor ka drejtuar edhe gazetat “Zëri i Lirë” dhe “Trojet shqiptare”.

Ka realizuar dokumentarët televiziv: “Sllova, mes heroizmit dhe ndryshimit”, “Dodajt e mëdhenj të Reçit të Dibrës”, “Kalisi”, “Mahmut Daci”, “Origjina e vërtetë e Ataturkut”, “Kalisi përkujton dëshmorët e tij”, “Kalisi në festë”., “70 vjet shkollë Pedagogjike”, e “Kuvendet e Dardhës së Dibrës”.
Ka përgatitur për botim, redaktuar e botuar librat e dhjetëra autorëve dibranë e jo dibranë.
E gjithë kjo veprimtari letraro-publicistike e këtij autori, prej rreth 50 botimesh historiko-enciklopedike, është shprehur në rreth 15 mijë faqe libri, ku janë pasqyruar mbi 35 mijë dibranë e dibrane, kuksianë dhe kuksiane, sipas profesioneve të fushave të tyre, nga të cilat mbi 2500 janë pasqyruar hollësisht, me portrete-fotografi dhe jetëshkrim, dhe janë ilustruar me mbi 3 mijë fotografi.
Disa nga veprimtaritë e zhvilluara nga Fatos DACI, janë:
Në vazhdim të krijimtarisë së tij, autori Fatos Daci ka organizuar shumë veprimtari publike e sesione shkencore, si:
-100-vjetori i shkollës shqipe në Dibër, 100-vjetori i shkollës shqipe në Grykë të Vogël, Bllacë; organizuar te Muzeu Historik Kombëtar, në Tiranë;
-100-vjetori i Kryengritjes së Përgjithshme të Dibrës dhe eksodi i parë masiv dibran, zhvilluar po te Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë;
-100 vjetori i masakrës austriake në Lurë, zhvilluar te Akademia e arteve;
-100-vjetori i Poezisë dhe Krijimtarisë dibrane, zhvilluar në Pallatin e Kulturës në Peshkopi,
– Ditëlindjen e Skënderbeut te Muzeu i Kastriotëve, tre vjet radhazi, në Sinë të Çidhnës, në Dibër;
– Ditën e Poezisë dhe të Krijimtarisë Dibrane, tre vjet radhazi, në Pallatin e Kulturës së qytetit të Peshkopisë,
– Kthimi i Skënderbeut nga Nishi në Dibër,
-Qindra veprimtari të tjera përkujtimore e promovuese në Tiranë, Bulqizë, Peshkopi, Dibër e Madhe, Shupenzë, Lurë, Sllovë, Arras, Zall-Dardhë, Kalis etj., me pjesëmarrje të gjerë, të cilat janë ideuar dhe organizuar nga z.Fatos Daci.
Në TVSH (Televizionin Publik Shqiptar), në Channel One, Ora Neës, Top –Channel, UTV Neës, TV “Dibra”-Peshkopi, TV “Dibra-Dibër e Madhe, TV “Zhupa” dhe Radio “Tirana”, ka promovuar vlerat atdhetare, patriotike, kulturore, krijuese e historike të Dibrës dhe të dibranëve, si i ftuar në këto medie.
Sistematikisht, prej 50 vitesh, ka shkruar e ka botuar artikuj të ndryshëm problemor, historik, përkujtimor, reportazhe etj. në gazetat:“Ushtima e Maleve”, “Dibra”, “Zëri i Popullit”, “Zëri i Rinisë”, “Bashkimi”, “10 Korriku”, “Shqiptarja e Re”, “Luftëtari”, “RD”, “55”, “Ndryshe”, “Shekulli”, “Telegraf”, “Tirana Observer”, “Trojet Shqiptare”, “Bulqiza”, “Pensionisti”, “Veterani”, “Zëri i Arbrit” etj.
Ka mbajtur dy kumtesa në Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave (Një për raportet e komuniteteve fetare në Shqipëri dhe kontributin e tyre për shpalljene pavarësisë dhe tjetrën për Heroin tonë Kombëtar -Skënderbeun.
Një kumtesë tjetër kushtuar figurës madhore të për Skënderbeut e ka mbajtur vitin që shkoi në komunën e Kasalvekios në Pulia, Itali.
Sot, Fatos Daci na ka ftuar në promovimin e dy veprave të tij “DIBRA-HISTORIA E PLOTE” dhe “Personalitetet e Dibrës”. Janë dy vepra voluminoze dhe para së gjithash cilësore që meritojnë të lexohen e studjohen nga ne, si dhe nga lexuesi i gjerë, për të cilat unë shpreh bindjen se zënë vend nderi në historinë e letrave shqipe.
Urime për këtë krijimtari brilante dhe suksese të mëtejshme Fatos.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular