BallinaSportEURO 2024/UEFA vlerëson maksimalisht Granit Xhakën

EURO 2024/UEFA vlerëson maksimalisht Granit Xhakën

spot_img
spot_img

 Zvicra e nisi si favorite ndeshjen ndaj Hungarisë dhe arriti një fitore bindëse me rezultatin 3-1 në “RheineEnergieStadion” të Këlnit, në sfidën e vlefshme për Grupin A, të Euro 2024.

Tri golat e Zvicrës u shënuan nga Duah, Aebischer dhe Embolo. Por lojtari më i mirë i ndeshjes u vlerësua kapiteni Granit Xhaka, truri i ekipit helvet. Gjatë gjithëh ndeshjes, Xhaka dhe shoku i tij i repartit të mesfushës Freuler arritën të dominojnë ndaj kundërshtarëve duke imponuar ritmin e ndeshjes.

Loja e mrekullueshëm e kampionit të Gjermanisë me Bayer Leverkusen, ka sjellë dhe akordimin nga UEFA të titullit “Man of the Match”.

Ndeshja e ardhshme e Zvicrës do të jetë  përballë Skocisë të mërkurën në orën 21:00 dhe do të transmetohet falas në si të gjitha ndeshjet e EURO 2024 në TV Klan.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular