BallinaAktualitetErvin Salianji: Denoncimi im për “Xhafaj-Babale” u faktua

Ervin Salianji: Denoncimi im për “Xhafaj-Babale” u faktua

spot_img
spot_img

Organi i akuzës e ka marrë të pandehur ish-deputetin demokrat pasi e akuzon për kallëzim të rremë. I kontaktuar nga “Panorama” lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria, Salianji deklaron se është asgjë më shumë dhe asgjë më pak se ç’pritej. Në reagimin e tij, ish-deputeti e cilëson çështjen “Babale” si më të rëndësishmin e implikimit të krimit me pushtetin. Sipas tij, çështja u provua të ishte e vërtetë që në momentin që vëllai i ish-ministrit Xhafaj u vetëdorëzua dhe sot vuan dënimin në Itali dhe vetë ministri i Brendshëm dha dorëheqjen nga detyra. “Jam plotësisht i vetëdijshëm dhe i qartë apo dhe i përgjegjshëm për peshën dhe rrezikun e këtij denoncimi dhe mbështetjen e plotë që i dhashë gazetarit, i cili vuri jetën në rrezik për të thënë të vërteten. Jam plotësisht i vetëdijshëm që politika e vërtetë në një vend pa asnjë institucion drejtësie të pakapur është një rrugëtim i vështirë.
Çështja “Babale” u provua e vërtetë që në çastin që vëllai i Fatmir Xhafajt u nis me urgjencë brenda 24 orëve në Itali dhe u vulos kur ministri Xhafaj dha dorëheqjen pa dhënë asnjë shpjegim askush për të. Ajo që ka mbetur të provohet ende është, a do ta fitojnë shqiptarët betejën e rëndësishme ku triumfon e vërteta pa u terrorizuar dhe pa u kërcënuar”, deklaron Salianji.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular