BallinaAktualitet“Shteti ka rënë, pushteti në këmbë", Mustafaj: Jemi në situatë çmendurie, si...

“Shteti ka rënë, pushteti në këmbë”, Mustafaj: Jemi në situatë çmendurie, si duhet të veprojë opozita

spot_img
spot_img

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24  ka komentuar krizën politike ndërsa tha se vendi ndodhet në një situatë “çmendurie dhe antikushtetuese”. Ai tha se ekonomia shqiptare është e “zhytur” në krizë dhe kjo është konfirmuar edhe nga INSTAT.

“Shteti ka rënë, pushteti është në këmbë. Situata në vend është antikushtetuese. Ekonomia jonë është përtokë, kjo e konfirmuar edhe sipas INSTAT. kur nuk funksionon ekonomia, shteti i së drejtës, çfarë situate është kjo? Sigurisht  kjo është një situatë e çmendur”-tha ai.

Gjithashtu Mustafaj u ndal edhe tek zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Sipas tij, pjesëmarrja e ulët në votime ishte një mesazh i qartë për  kryeministrin Edi Rama për t’i treguar se qeveria që ai drejton është e “deligjitimuar”. Por si duhet të veprojë opozita pas zgjedhjeve të 30 qershorit, Mustafaj dha këtë përgjigje:

“Ne jemi në kushtet ku opozita ka vetëm rrugën për të bërë politikë. Hapësira e vetme  që i ka ngelur opozitës për të bërë politikë është vetëm protesta. Qeveria u deligjitimua me rezultatin që pati në 30 qershor. Kjo qeveri tregoi është e gatshme të vjedh edhe vetëveten. Opozita ka arritur një fitore dhe duhet ta kapitalizojë politikisht. Ligjërimi i saj duhet të përmirësohet dhe të përshtatet me situatë, që t’i drejtohet edhe pjesës më të madhe, e cila është kundërshtuese e qeverisë.  Opozita duhet të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme. Elektorati “Gri”  është me rëndësi të veçantë për opozitën. Ne nuk kemi një mundësi për të kryer  me shpejtësi një studim sociologjik se kush nuk shkoi  dhe pse nuk shkoi të votonte. Protestat janë e vetmja rrugë, unë nuk  shoh zgjidhje tjetër.”- shtoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular