BallinaEkonomiRritja e çmimit të karburanteve/ Ministrja Denaj nuk lexon pr/ligjin që e...

Rritja e çmimit të karburanteve/ Ministrja Denaj nuk lexon pr/ligjin që e ka çuar vetë në parlament

spot_img
spot_img

Edhe pse ministre e Financave, Anila Denaj ose vërtetë nuk di gjë, ose është duke gënjyer.

Vetëm kështu mund të cilësohet komenti i saj i fundit në rrjetet sociale, sipas së cilës, debatet e fundit mbi rritjen e çmimit të karburanteve nuk është i vërtetë.

“Kur e humbet debatin, i humburi kapet pas sajesave! Kjo m’u kujtua duke dëgjuar Lulzim Bashën që flet për rritje të taksës së karburantit. Një tjetër produkt i një fantazie gjithnjë e më shumë për të ardhur keq! S’ka rritje taksash, s’ka taksa të reja!”, shkruan Denaj në Twitter.

Image

Por meqënëse ministrja, që me sa duket, nuk e ka lexuar Pr/Ligjin që i kanë thënë të çojë në Parlament (dhe ajo thjesht e ka çuar) Nisma Thurrje në një postim të tijin, i shpjegon Denajtse ku dhe si po planifikon Qeveria të rrisë taksat mbi naftën.

“Në nenin 17, Pika 1, Nënpika 1.1 të P/ligjit “Për mbajtjen e rezervës shtetërore” përcaktohet që fondet për blerjen, ruajtjen dhe shpenzimet e tjera do të financohen nga një “Tarifë” që do të vendoset për çdo litër naftë që konsumohet nga qytetarët.

Më poshtë do të mundohemi ta shprehim sa më thjeshtë, me një gjuhë tejet të thjeshtë, që ta kuptojë mundësisht kushdo që na lexon.

Qeveria do të vendosë një tarifë të re (taksë të re) mbi çdo litër naftë që blejmë ne dhe konsumojmë. Pra, përveç taksave aktuale, qeveria do të shtojë dhe një taksë të re mbi naftën, thotë ligji. Lekët që do të mblidhen nga kjo tarifë e re, do të përdoren për blerjen e sasisë së rezervës (rreth 300.000 ton naftë/diesel/benzinë etj.) që thuhet në ligj, si dhe për funksionimin e Agjencisë. Pra, ndryshe nga ç’thotë Ministrja në Twitter, që s’do të ketë rritje taksash, ligji i ri thotë ndryshe – pra, që në fakt do të kemi një taksë shtesë për çdo litër naftë (mbi ato taksa që paguhen aktualisht) dhe këtë e përcakton Pika 1, Nënpika 1.1.

Pika 3., më poshtë përcakton që vlera e kësaj tarife (pra, sa do të jetë taksa shtesë që do të paguhet për një litër) do të vendoset nga Këshilli i Ministrave (Qeveria) çdo vit. Pra, është përcaktuar fakti që do të ketë një tarifë shtesë për çdo litër dhe masa e kësaj tarife (pra, do të jetë 5 lekë, 10 lekë, 20 lekë apo 40 lekë për litër) do ta vendosë qeveria çdo vit, bazuar në nevojat që ata kanë për fonde (për lekë).

Tek neni 8 më poshtë ligji thotë që kjo tarifë do të paguhet në doganë nga kompanitë e importit të naftës. Dhe, rrjedhimisht, kompanitë, pasi ta paguajnë, do ta fusin tarifën (taksën) shtesë në çmimin e shitjes që do ta shesin naftën nëpër pikat e karburantit. Pra, nëse tarifa do të jetë (për shembull)10 lekë/ltr për vitin 2020. Kompanitë që sjellin naftë nga jashtë ose e blenë atë tek Armo për ta shitur në Shqipëri, do të paguajnë në llogari të doganës një vlerë prej 10 lekësh për çdo litër të blerë ose të sjellë në port.
Ky 10 lekësh më pas, së bashku me TVSH 2 lek (20% e 10 lekshit), që së bashku bëjnë 12 lekë, do t’i shtohen çmimit aktual. Pra, nëse çmimi sot është 180 lekë/ltr, nëse tarifa për vitin tjetër nga KM do të jetë 10 lekë/ltr, çmimi i naftës në karburant do të shkojë minimalisht 192 lekë/ltr (sepse mund të rritet edhe pak më shumë). Nëse tarifa do të jetë 20 lekë/ltr, çmimi do të shkojë 204 lekë/ltr (180+24)”.

.Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular