Kolumbia është finalistja e dytë e Kupës së Amerikës ku do të përballet me Argjentinën në datën 15 korrik.Kolumbianët arritën të mposhtnin Uruguajin me golin e vetëm të shënuar nga Lerma në minutën e 39-të.
Në fund të pjesës së parë Kolumbia ngeli me 10 lojtarë pasi Munjoz u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Në pjesën e dytë uruguajënt tentuan të barazonin shifrat dhe ti përmbysnin ato por pa rezultat