Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë bëhen gati për të prishur banesat nesër në zonën e Unazës së Re në Tiranë.
Lajmin e jep ish kryeministri Sali Berisha, i cili citon një oficer policie.
Sipas këtij të fundit, forcat e FNSH po bëhen gati që sot që nesër të prishin në orët e para të mëngjesit disa prej godinave.
Statusi i Berishes ne FB
“Ndal dhunës, terrorit dhe prishjes së banesave në Unazën e Re!”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e oficerit dixhital.
“Doktor mirmbrema jam oficer policie neser do shemen ca shpia tek unaza e re, sesa jane nuk e dime sakte dhe ase vendin, vetem e dime qe po behen gati qe sonte forca e nderhyrjes se shpejte dhe do jene aty qe ne 3 te mengjesit…” Kujtojmë se, banorët e Astirit janë në protesta të përditshme prej muajsh në mbroje të banesave dhe bizneseve të tyre.