BallinaShendetSi mund të largojmë stresin dhe të ndjehemi më të lumtur?!

Si mund të largojmë stresin dhe të ndjehemi më të lumtur?!

spot_img
spot_img

Edhe pse nuk keni ndonjë shqetësim apo sëmundje, stresi i përditshëm është një faktor që na bën të ndjehemi të lodhur apo të mërzitur.

Edhe pse nuk ka një kurë e cila na ndihmon të zhdukim totalisht stresin , Sandi Mann, një lektore në Universitetin e Lancashirit ofron një zgjidhje, sesi mund të ndjehemi më të lumtur. Duke u bazuar në përvojën e saj si psikologe ajo ka disa sugjerime të cilat mund të na ndihmojnë në reduktimin e stresit. Siç përshkruan në librin e saj, ‘’Ten Minutes to Happiness’’, programi i saj merr formën e një rutine të përditshme, e cila kalon nëpër gjashtë etapa, të cilat janë :

Cilat përvoja, sado të zakonshme, ju dhanë kënaqësi?
Çfarë vlerësimi dhe reagimi keni marrë?
Cilat ishin momentet ku u ndjetë më mirë gjatë ditës?
Cilat ishin arritjet tuaja, sado të vogla qofshin ato?
Çfarë ju bëri të ndiheni të vlerësuar?
Si e shprehni mirësinë?
Pjesa më e madhe e programit ndërtohet mbi hulumtime të shumta shkencore që tregojnë se, nëse i dedikojmë pak kohë vetes për të rivlerësuar gjërat të cilat ecin mirë në jetën tonë, atëherë do të mund ti japim energji pozitive vetes tonë, duke larguar kështu pesimizmin.

”Studime të ndryshme kanë zbuluar se aktet vetëmohuese jo vetëm rrisin mirëqenien e atyre që janë përreth jush, por ato vazhdimisht ju bëjnë të ndjeheni më mirë. Për shembull, duke shpenzuar pak para për të ndihmuar një të huaj, ju bën shumë më të lumtur se sa të përdorni të njëjtat para për të trajtuar veten, një gjetje e cila rezulton funksionale në më shumë se 130 vende.”– shprehet Sandi Mann.

‘’Nëse e gjeni veten të mbërthyer në një problem, thjesht lini pak kohë vetes për t’u mërzitur dhe mund të zbuloni se zgjidhja do të shfaqet në mendjen tuaj“, tha Mann për BBC. Kjo është veçanërisht e rëndësishme sot, kur ne gjithmonë mundohemi t’i drejtohemi mediave sociale për të larguar vëmendjen nga mërzitjet tona.’’shtoi ajo. SCAN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular