BallinaShendetSi të rrisni tensionin e ulët të gjakut në mënyrë natyrale

Si të rrisni tensionin e ulët të gjakut në mënyrë natyrale

spot_img
spot_img

Termi mjekësor që përshkruan tensionin e ulët të gjakut është hypotension.

Niveli normal i tensionit të gjakut është 120/80 mmHg, megjithatë një nivel i shëndetshëm i tensionit është në varësi të moshës dhe shëndetit.

Hipotensioni nuk është domosdoshmërisht problem nëse personi është i shëndetshëm dhe nuk vuan nga simptoma të tjera.

Por kur niveli i tensionit është i ulët jashtë normales dhe shoqërohet me marramendje dhe të fikët, mund të tregojë probleme të fshehura shëndetësore që rrezikojnë zemrën.

Simptomat Dhe Shkaqet e Tensionit Të Ulët Të Gjakut

Shkaqet e rënies së tensionit mund të jenë të ndryshme duke nisur nga ngritja e beftë deri tek shtatzania.

Por në disa raste, tensioni i ulët mund të shkaktohet edhe nga një problem i fshehur shëndetësor.

Këtu mund të përfshihen sëmundjet nervore.

Në një rast të tillë, nëse tensioni i ulët nuk trajtohet, atëherë truri dhe organet e tjera nuk do të marrin oksigjen të mjaftueshëm dhe organizmi do të pësojë një shok të mirëfilltë.

simptomat e tensionit të ulët të gjakut janë:

Marramendja,

Të fikëti,

Dehidratimi,

Mungesa e përqendrimit,

Mjegullimi i shikimit,

Të përzierat,

Zbehja e lëkurës,

Depresioni dhe lodhja.

Ushqimet e nevojshme për uljen e tensionit të gjakut

Dehidratimi ul volumin e gjakut dhe si rrjedhojë tensioni bie.

Për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë të pini mjaftueshëm ujë.

Sipas tyre, ju duhet të konsumoni më shumë ushqime të pasura me vitaminë B12 siç janë vezët, qumështi, kosi, djathi, drithërat dhe mishi i lopës.

Mungesa e kësaj vitamine shkakton anemi dhe rrjedhimisht tension të ulët.

Shpargu, fasulet dhe mëlçia e viçit apo lopës janë ushqime të pasura me folat, ndikimi i të cilit në organizëm është i njëjtë me atë të vitaminës B12.

Kafeina është gjithashtu një zgjidhje e përkohshme sepse stimulon sistemin kardiovaskular.

Ekspertët paralajmërojnë shmangien e ushqimeve të pasura në karbohidrate të përpunuara.

Ato treten shpejt dhe ulin tensionin e gjakut./AgroWeb

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular