BallinaKronikeOficeri që i arrestoi babain, përgënjeshtron "udhëtimin" me Tahirin: Jemi dy botë...

Oficeri që i arrestoi babain, përgënjeshtron “udhëtimin” me Tahirin: Jemi dy botë të kundërta

spot_img
spot_img

Pas publikimit të lajmit në disa portale, sipas të cilave ish ministri në gjykim Saimir Tahiri është larguar për një udhëtim jashtë vendit në shoqërinë e ish oficerit të Policisë dhe ish shefit të krimit ekonomik në Tiranë, Arjan Hoxha, vjen reagimi i këtij të fundit.

Përveçse përgënjeshtron lajmin, Hoxha, i cili njihet edhe si oficeri që arrestoi të atin e Tahirit, shprehet se, “vendosa ta përgenjeshtroj  më tepër si një detyrim moral që kam per ju miqtë e mi dhe ish kolegët e mijqë së bashku kemi qenë dhe jemi kundër filozofisë së inkriminimit të strukturave të Policisë së Shtetit”.

Reagimi i plotë i Arjan Hoxhës:

Para pak minutave, ne nje portal, i cili bazohej ne informacione te paverteta, ku nder te tjera pretendohej per “udhetim jashte Shqiperise dhe miqesi” mes meje  dhe ish Ministrit Sajmir Tahiri.

 

Se pari, me erdhi per te qeshur sepse kjo eshte gjeja me e pamundur per te ndodhur pasi, jemi dy bote krejtesisht te kunderta dhe qendrimet tona te kunderta i kemi shprehur publikisht dhe ligjerisht .

Se dyti, pas disa minutave qe komunikova me ta gazetaret dhe shefat e tyre me thone qe te kerkojm ndjes por kemi bere nje lapsus dhe une bera sikur ju besova per kete te fundit.

Se treti,  isha ne dileme ta pergenjeshtroja apo jo por, vendosa ta pergenjeshtroj ne teper si nje detyrim moral qe kam per ju miqt e mij dhe ish koleget e mij qe se bashku kemi qene dhe jemi kunder filozofise se inkriminimit te strukturave te Policise se Shtetit.

Se fundi ju uroj pune te mbare gazetareve qe me guxim paraqesin te vertat para opinionit publik. Une kam qene dhe do jem nje prej atyre qe i mbeshtes dhe i inkurajoj gazetaret ne kete betej me krimin e cdo niveli.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular