Sot në orën 11:00 – 13:00, qytetarë dhe aktivistë të pakicave Rome dhe Egjiptiane do të protestojnë para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Protesta e tyre do të zhvillohet mes thirrjes “Kthema dritën!” pasi neni 95 i Kushtetutës nuk është miratuar nga Këshilli i Ministrave duke shkaktuar pasoja negative për mijëra familje të varfëra.
“Organizata Politike solidarizohet me kërkesat e drejta të këtij komuniteti, por edhe me gjithë familjet në pamundësi ekonomike, duke iu bërë thirrje të gjithë dashamirësve për t’u bashkuar në protestën e nesërme. Energjia elektrike është një e drejtë jetike, jo privilegj!,“-shkruhet në njoftimin e OP.
Sipas nenit 95 të ligjit “Për sektorin e energjisë elektrike”, sigurohet e drejta themelore e familjeve për ndriçim, informim, standart minimal të jetesës dhe lehtësira të tjera në kuadër të aksesimit të energjisë elektrike, veçanësisht për grupet vulnerabël, përfshirë dhe pakicat Rome dhe Egjiptiane.