BallinaEkonomiTuneli i Krrabës i jepet privatit

Tuneli i Krrabës i jepet privatit

spot_img
spot_img

Menaxhimi, mirëmbajtja e pajisjeve dhe operimi i Tunelit të Krrabës do të bëhet nga një kompani private. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur garën tenderuese për subjektet e interesuar, ndërkohë që fondi limit i vënë në dispozicion është 195 milion lekë pa TVSH. Kontrata që do të nënshkruhet do të ketë një afat kohor 2-vjeçar, ndërkohë që në dokumentet e tenderit nuk saktësohet sesi do të kryhet mirëmbajtja e 2 loteve të tjerë të autostradës.

Njëri prej tyre, që përfshin aksin nga rrethrrotullimi i TEG deri te hyrja e tunelit, që aktualisht nuk ka përfunduar ende e për të cilin autoritetet kanë deklaruar se ai do të mbyllet përfundimisht në muajin maj të këtij vit. Ndërkohë që loti tjetër, që përfshin aksin nga dalja e tunelit deri në hyrje të qytetit të Elbasanit ka përfunduar prej kohësh dhe është i aksesueshëm nga automjetet.

Që prej fillimit të kohës së shfrytëzimit, Tuneli i Krrabës ka funksionuar vetëm me një korsi lëvizjeje, duke detyruar kështu drejtuesit e mjeteve që të ulin shpejtësinë e lëvizjes. Ai ka 2 tuba me gjatësi 2580.3 metra në anën e djathtë dhe 2320.6 metra në të majtën. Scan

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular