BallinaAktualitetArtisti përballë Diktaturës!

Artisti përballë Diktaturës!

spot_img
spot_img

Nëse ka një rast kuptimplotë që tregon, se si shteti ligjor shqiptarë ka rënë dhe mbi të është instaluar autokracia e  Edi Ramës; është ai  Teatrit Kombëtar. Me ligje speciale për vetëm një klient të oborrit të kryeministrit dhe kryebashkiakut, duke shkelur kushtetutën dhe madje edhe konventa evropiane, po grabitet toka publike dhe shkatërrohet një nga të fundmet godina me vlera historike dhe shpirtërore.

Natën e mbrëmshme duke aguar 24 korriku, ashtu siç ishte paralajmëruar dhjetëra forca policore e rrethuan Teatrin dhe madje guxuan dhe dhunuan një artist të mirënjohur, si Edmond Budina. Prej disa ditësh qeveria ka urdhëruar çmontimin nga brenda të Teatrit, për ti hapur rrugë makinave të rënda që do ta shembin përtokë përfundimisht, me gjithë vlerat dhe historinë e saj. Dhe për çfarë bëhet e gjitha kjo?!

Për një kompleks kullash gjigante, të cila do ngrihen mbi tokën e përbashkët publike të Teatrit, duke bërë një goditje prej disa qindra milion euro.

Artisët dhe shumë qytetarë që kanë disa ditë që qëndrojnë barrikadë për gjithë natë aty, sot janë gjendur përball dhunës së diktaturës së Edi Ramës. Një foto e shkrepur nga aktivistja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Elona Caslli, (me diçiturën, “Artisti përball diktaturës”), e tregon më së miri këtë. Është aktori i njohur, Neritan Liçi, i cili shfaqet në këtë fotografi i vetëm përball kordonit arrogant të diktaturës, por e vërteta është se prapa tij qëndrojnë të vendosur dhjetëra qytetarë të kryeqytetit dhe qindra mijë, që nuk janë sot në atë shesh.Image

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular