BallinaKryesoreUdhëtimi i vështirë drejt Hagës, ç’ndodhi me avionin e Haradinajt?

Udhëtimi i vështirë drejt Hagës, ç’ndodhi me avionin e Haradinajt?

Ramush Haradinaj ka udhëtuar dje drejt Hagës, ku do të paraqitet në Gjykatën Speciale. Siç raportojnë mediat e Kosovës, Haradinaj ka fluturuar me aeroplanin privat të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli. Kryeministri i dorëhequr i Kosovës kishte planifikuar të udhëtonte drejt Hagës me një fluturim të rregullt të kompanisë “Austrian Airlines”. Por sipas zëdhënësve të tij, fluturimi është shtyrë për disa orë. Kjo e ka detyruar atë të gjejë një zgjidhje tjetër.

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen të premten nga posti i kreut të qeverisë së Kosovës, e ndërtuar nga koalicioni mes AAK, PDK, NISMA e AKR.

Haradinaj njoftoi largimin nga detyra, për shkak të një ftese të Gjykatës Speciale, e cila është krijuar për t’i ndjekur ish-udhëheqësit e UÇK-së të dyshuar se kanë kryer krime lufte.

Tashmë, pritet që presidenti Thaçi të dekretojë datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Pritet që shtetasit e Kosovës t’u drejtohen kutive të votimit më 8 shtator, megjithatë kjo nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular