BallinaUncategorized"Ashraf 3, një mrekulli falë guximit prej shqiptari të Sali Berishës"

“Ashraf 3, një mrekulli falë guximit prej shqiptari të Sali Berishës”

spot_img
spot_img

Zonja Rajavi dhe miq nga Ashraf, ëndrra është bërë realitet. Kemi nderin të jemi këtu për të parë këtë mrekulli, të përjetojmë ardhjen në një qytet historik që duket si Roma apo Athina, të cilave iu deshën një mijë vjet për t’u ndërtuar.

Ndërsa këtu, brenda pak muajve u ngrit Ashraf 3. Dhe është diçka fantastike për ne të përjetojmë këtë, një qytet modern me të gjitha mjediset, ndërtesat, por edhe një qytet që do të shkruajë historinë. E dimë që Ashraf 3 do të jetë përgjithmonë një qytet historik.

Kjo u bë realitet falë i ish-kryeministrit e presidentit Sali Berisha. Kurajoja e tij ishte fillimi i gjithçkaje. Kur të gjitha vendet të thonë ‘jo, faleminderit’ – të gjitha vendet e Evropës perëndimore, SHBA, të gjitha vendet, gjithësecili mendonte për marrëveshjen bërtamore, ‘nuk mund t’u themi po muxhajdinëve’ – Berisha mbajti qëndrimin e një shqiptari: ‘Unë jam shqiptar, nuk kam frikë nga asgjë’. Dhe më 2013 ai tha pa mëdyshje: ‘Do t’i marrim të gjithë’.

Por kjo është arritur edhe falë udhëheqjes së jashtëzakonshme të Zonjës Rajavi, bindjes së saj, përkushtimit, vendosmërisë, këmbënguljes. Ajo vepron si udhëheqëse e Iranit të lirë. Ajo është një udhëheqëse e përgjegjshme. Kemi bërë progres të madh. Regjimi i mullahëve po përpëlitet ngado e sigurisht që edhe qëndrimi i vendosur i Shteteve të Bashkuara ka qenë ndihmë e madhe.

Kjo është një lëvizje për të vërtetën. Dhe ne e dimë që e vërteta do të sundojë dhe qëllimi ynë është liria. Zonja Rajavi është gati. Ne jemi gati. Dhe marrim kurajo kur e dëgjojmë kaq shumë sot këtë fjalë, gati.

*Ish-deputet në parlamentin norvegjez-Washingtontimes.com

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular