BallinaAktualitet“Teatri duhet rrëzuar”! Rama video-mesazh me fjalët e Jusuf Vrionit

“Teatri duhet rrëzuar”! Rama video-mesazh me fjalët e Jusuf Vrionit

Kryeministri Edi Rama iu përcjellë një tjetër mesazh të gjithë atyre që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Rama publikon në “Facebook” një mesazh të shqiptarit Jusuf Vrionit, i cili në një intervistë thekson se “si ndërtesë Teatri Kombëtar duhet rrëzuar”.

Sipas kreut të qeverisë, Vrioni është një ndër shqiptarët më të sojmë e më të ditur dhe e çmonton thjesht tërë marrëzinë monumentale mbi “vlerat arkitekturore” të ngrehinës së Teatrit Kombëtar.

“Ja se sa thjeshtë e çmonton tërë marrëzinë monumentale mbi “vlerat arkitekturore” të ngrehinës së Teatrit Kombëtar, njëri ndër shqiptarët më të sojmë dhe më të ditur; shqiptari erudit që shkëlqeu salloneve mondane të Francës e të Italisë së paraluftës dhe u dergj burgjeve komuniste të pasluftës; ai që siç thoshte Gianni Agnelli “e flet italishten më mirë se unë” dhe që e bëri Kadarenë të lexohet në një frëngjishte mahnitëse për vetë francezët, i paharruari Jusuf Vrioni”, shkruan Rama

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular