BallinaOP EDAdministrata publike, si plaçkë lufte në duart e bandës në pushtet

Administrata publike, si plaçkë lufte në duart e bandës në pushtet

spot_img
spot_img

Nga Marinela ZIU

Në mbledhjen e fundit me kryebashkiakët e dalë nga votimet moniste dhe antikushtetuese të 30 qershorit, Kryeministri në ikje, dha një dhe vetëm një urdhër “spastroni administratën deri në fund të gushtit”. Ky urdhër kriminal nuk është as më pak e as më shumë se urdhri i eprorëve të tij, bandave kriminale, të cilët në përgjimet e fundit të BILD, administratën e shihnin si bordero të tyre: “i du të gjithë ato me emra që mund ti kesh kundër”, e që më pas “ti qethim” ose edhe “ti tunim ka icik” se “o ke puna e tna japin votën ose të ikin ke shpia” (citime nga përgjimet).

Në fakt, në këto 6 vite administrata publike ka qënë një plaçkë lufte në duart e bandës në pushtet, jo vetëm për marjen por edhe mbajtjen e tij, duke shkaktuar jo pak tragjedi në familjet shqiptare. Nga cënimi i dinjitetit të profesionistëve të kualifikuar dhe me eksperiencë të cilët janë asete për vendin, cënimit të standartit të familjeve të tyre, pjesa më e madhe e së cilëve janë larguar nga vendi e kanë tejmbushur azilet e Europës, e madje nga pamundësia për të jetuar pas largimit të padrejtë nga puna kanë aritur deri në vetëflijim…

Me trishtim kujtoj këtu, Brunilda Mekën, specialisten e Sigurimeve Shoqërore në Korçë e cila u vetflijua pas transferimit të padrejtë nga puna; Albana Matajn, e cila u vetvra pasi u hoq nga puna pa asnjë motiv si mësuese prej shumë vitesh në Shkollën Tregtare në Vlorë; 41 vjeçaren nga Burreli, Nexhmije Bushi, specialiste prej 17 vitesh në OSHEE, e cila tentoi vetflijimin pas largimit të padrejtë nga puna; Antoneta Salën, 52-vjeçaren e cila tentoi vetvrasjen pas largimit nga puna si specialiste, me 33 vite eksperiencë në Ndarmarrjen e Naftës, e shumë raste të tjera të cilat kanë hapur plagë të mëdha në familjet dhe shoqërinë shqiptare.

Përveç kostove njerëzore, “Rilindja” ka sjellë edhe kosto të paimagjinueshme në buxhetin e shtetit dhe jo vetëm, dhe këtu, më lejoni t’ju sjell disa fakte:

* Reforma Administrative Territoriale, si një nga dështimet e rradhës së kësaj qeverie, pavarësisht se synonte të ulte shpenëzimet për administratën e qeverisjes vendore me 60 milion euro, jo vetëm që nuk i uli, por rriti shpenëzimet për paga militantësh të emëruar politikisht deri në 120 milion euro.

* Emërimet politike në administratë kanë qënë kali i Trojës për marrjen dhe mbajtjen e pushtetit, mjafton të kujtojmë se, në vitin 2013 administrata publike ishte 85 mijë punonjës (e që nga opozita e kohës sulmohej si e tejfryrë), sot shkon në 170 mijë punonjës, pra një dyfishim i saj, pa përfshirë këtu edhe 21 VKM-të për shtimin e 11,765 punonjësve me kontrata të përkohshme pune, veçanërisht në periudhë zgjedhjesh (votimesh).

* Spastrimi i administratës me metodat kriminale të “qethjes” e “tundjes”, nuk janë të reja nga banda kriminale në pushtet. 45 mijë shkojnë të larguarit padrejtësisht nga administrata në këto 6 vite, 10 mijë prej të cilëve janë asistuar vetëm nga Zyra Juridike për Mbrojtjen e Administratës pranë Partisë Demokratike. Shkelja e ligjit për hapjen e vendeve të punës për militantë partiakë, është shoqëruar me një faturë 140 milion euro nga vendimet e Gjykatave për largime të padrejta nga administrtata, faturë e cila nuk është shteruese në kushtet kur Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese janë jashtë funksioni dhe asnjë çështje nuk ka shkuar ende në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

* Pas një kontakti të gjatë dhe të drejtpërdrejtë me të larguar nga administrtata, mendoj se, në këto gjashtë vjet ka pasur një luftë frontale ndaj profesionistëve, të kualifikuarve, të zotëve, të aftëve, të mënçurve, e madje edhe atyre që mendojnë ndryshe por që përmbushin të gjitha kriteret e vendit të punës, gje e cila vërtetohet nga vendimet e gjykatave për demshpërblimin dhe rivendosjen e të drejtave të shkelura të të larguarve nga administrata. Por drama nuk përfundon këtu, raporti i fundit i INSTAT-it del në konkluzionin se paaftësia është kryefjala e administrtatës së sotme, pasi, 9% janë me shkolla fillore, 45% me 8-vjeçare dhe të mesme, si dhe 38% me të lartë por me diploma plagjiaturë, si në rastin e zv. Ministrit të Arsimit i cili pas zbulimit të plagjiaturës, nëpërmjet propagandës, dha dorëheqjen, për tu promovuar Kryetar Bashkie i Beratit, fitues me 2,200 vota më tepër se votues në farsën e 30 qershorit.

Gjendja mjerane e administratës sot reflektohet tek tre kritere emërimi:

Të jesh militant partiak e të mos përmbushësh asnjë kriter profesional.

Të kesh kryer të paktën një vepër penale.

Të kesh një apo më shumë emra/mbiemra.

Kjo reflektohet në dy “punë” shumë të rëndësishme të administratës sot, si ushtria dixhitale e liderit global, pas udhrave me grupe ëhat’s app lidhur me “komentet që duhen bërë”, “postimet që duhen pëlqyer” e  “artikujt që duhen shpërndarë” apo si mbushësit e detyruar të shesheve bosh pas presionit për zbrazjen e tryezave të familjeve të tyre e flakjes në rrugë të madhe…

Fatkeqësisht, pas urdhrit të sotëm të Kryeministrit në ikje, drama e këtyre gjashtë viteve do vazhdojë të shumfishohet, dhe, ata që do paguajnë, janë vetëm qytetarët më të varfër dhe më të vjedhur të Europës, Shqiptarët.

Autorja eshte Drejtues, Zyra Juridike për Mbrojtjen e Administratës,
Partia Demokratike e Shqipërisë

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular