BallinaAktualitetFOTOT/Ja si u sulmua nga Policia, regjisori Edmond Budina para Teatrit Kombëtar

FOTOT/Ja si u sulmua nga Policia, regjisori Edmond Budina para Teatrit Kombëtar

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar fotot e sulmit të Policisë ndaj regjisorit Edmond Budina, mëngjesin e datës 24 korrik, ku forca të shumta policie mësynë në Teatrin Kombëtar për ti hapur rrugë shembjes.

Siç u shpreh Budina, dy orë pas sulmit “Ne mbrojmë shtëpinë e gjithë shqiptarëve. Teatri është shtëpia e gjithë shqiptarëve. Të gjithë shqiptarët kanë lënë shpirtin e tyre aty. Ne nuk kërkojmë një teatër të ri, ne kërkojmë një teatër të ri diku tjetër dhe të ruhet kujtesa kombëtare. Ne vetëm këtë kërkojmë.’

Mëngjes, 24 korrik. Policia sulmon Edmond Budinën.

Fotot e sulmit: Ori Soc

Sikurse u shpreh zoti Budina rreth 2 orë pas sulmit të policisë (transkript nda deklarata për mediat në sheshin e Teatrit):

“Ne mbrojmë shtëpinë e gjithë shqiptarëve. Teatri është shtëpia e gjithë shqiptarëve. Të gjithë shqiptarët kanë lënë shpirtin e tyre aty. Ne nuk kërkojmë një teatër të ri, ne kërkojmë një teatër të ri diku tjetër dhe të ruhet kujtesa kombëtare. Ne vetëm këtë kërkojmë.

Unë bashkë me miqtë e mi ishim atje. Ata na përçanë se erdhën forca të jashtëzakonshme policie. Nuk ishin në proporcion me atë çka ishim ne. Ata ishin jashtëzakonisht shumë dhe na përçanë. Dhe ne ishim 5 veta e nuk po bënim asgjë, vetëm po rrinim te dera. Ata më kanë zënë për krahu siç nuk më ka zënë askush. Është një nda ditët më të dhimbshme të jetës sime. Nuk do ta harroj për sa të jetë jeta.

Dhe për këtë i bëj thirrje, i bëj thirrje kryeministrit. Ta thashë edhe qëparë i dashur Edi, madje i dashur nuk mund ta them më. Më ke zënë për krahu, më ke tërhequr zvarrë. I bëj thirrje ministrit të brendshëm sepse dhe ai ka dhënë urdhër që të më tërheqin zvarrë. I bëj thirrje kryetarit të bashkisë. I bëj thirrje të gjithëve që të mos tentojnë më të shkatërrojnë këtë vlerë të jashtëzakonshme kulturore. Ne jemi këtu me të gjithë miqtë tanë, me të gjithë qytetarët e Tiranës. Kemi një vit e gjysmë që protestojmë në mënyrë paqësore, në mënyrën më njerëzore, pa dhunë. Na kanë ardhur mesazhe mbështetëse nga artistë nga e gjithë bota, vetëm këtu në vendin tonë na tërheqin zvarrë. Dhe unë them që ky është fundi i demokracisë shqiptare. Ne duhet të ngrihemi të gjithë për ta përmbysur këtë klikë. Ky për mendimin tim është një regjim fashist, i mbushur me të gjithë llojet e krimeve, vjedhje, korrupsion, drogë, shkatërrim të vendit, ndaj dhe populli duhet të ngrihet i gjithi në këmbë. Teatri duhet të jetë varreza e këtyre njerëzve që i bëjnë keq Shqipërisë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular