BallinaKronikeZjarr në një banesë, qyteti mbetet pa energji elektrike

Zjarr në një banesë, qyteti mbetet pa energji elektrike

Një banesë është djegur rreth orës 21.00 në lagjen ‘Kastrioti’ të qytetit të  Fushë-Krujës. Zjarri ka rënë në një dhomë të banesës në pronësi të shtetasit me inicjalet SH.P dhe dhoma është djegur tërësisht me gjithë çfarë kishte brenda.

Falë ndërhyrjes në kohë rekord të zjarrëfikëses zjarri është shuar duke shpëtuar kështu pjesën tjetër të banesës e cila nëse do vazhdonte të digjej rrezikonte dhe banesat e tjera ngjitur me të.

Nga të dhenat paraprake mendohet se shkak i zjarrit të jetë një shkëndije elektrike e cila ka ndërprerë energjinë në të gjithë qytetin.

Familja ku ra zjarri ka mbetur në qiell të hapur pasi nuk ka asnjë mundësi ekonomike për të rregulluar dëmin e shkaktuar nga zjarri

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular