Presidenti i vendit Ilir Meta në një konferencë për gazetarët i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i ofroi ndihmë. Meta u shpreh se ai kohët e fundit është mjaft në formë, dhe i është dedikuar edhe sporteve në natyrë.
Për këtë ai ftoi Ramën që të dy së bashku të ngjisnin malin e Korabit, ndërsa shtoi se nuk do të largohej nga Shqipëria gjatë muajit Gusht në pritje të një afrimi mes palëve për zgjidhjen e krizës.
Duke kometuar marrëdhëniet e Ramës me ambasadorës, Meta duke folu në vetën e parë tha se askush më mirë se ai nuk e di fatin e integrimit të Shqipërisë, duke qenë se ka 30 vite që e ndjek nga afër këtë çështje.
A keni ju një koment për faktin se Amerika dhe BE e mbështesin kryeministrin Edi Rama, ndërsa ju thoni që ai ka kapur të gjithë institucionet?
Meta: Unë kam thënë mjaft qartë se në këtë situatë krize të thellë të gjithanshme, aq më tepër me paaftësinë dhe vullnetin për të ndërmarrë zgjedhje gjithëpërfshirëse, ka nevojë që të shihni qëndrimet e mija në 30 vite për mbështetjen që i kam dhënë integrimit europian.
Për çështje të integrimit europian mos u lodhni që të pyesni ambasadorët, atë të vërtetë më mirë sesa unë nuk e di asnjëri, pasi të gjithë e kanë mandatin e kufizuar.
Mandati im si përfaqëses i isntitucioneve dhe aq më tepër sot si president është më i përgjegjshëm se i cilitdo tjetër. Unë jam këtu që ti shërbej interesit kombëtar. Mos prisni që të ndodhë asnjë mrekulli në 18 Tetor për çështjen e negociatave.
Rama tha se ju ndodheshit në gjendje të vështirë, dhe ai do ju ndihmonte nëse do ia kërkonit
Meta: Nëse kam ndonjë problem shëndetësor unë do shkoja te doktori, unë nuk kam nevojë për piktura, pasi ai e di që unë kam shumë të tilla në shtëpi.
Tashmë jam gati që të ngjis majën më të lartë të vendit në Korab, nëse ai ka dëshirë që të na bashkohet mund të vijë.
Nuk kam ndërmend që të largohem nga vendi, se jam gati që ti shërbej zgjidhjes së krizës politike. I vetmi shqetësim i imi është data 19 Tetor, dhe atë e kemi me mik.
Rama tha se ai nuk del me rroba banjo që të sulmojë ambasadën amerikane, a keni ju një koment për këtë?
Meta: Siç ka shqiptarë të ndryshëm ka dhe ndërkombëtarë të ndryshëm, e thashë dhe po e përsëris, nuk realizohet integrimi europian me qoka. Shqiptarët asnjëherë nuk do të bëhen pjesë e përpjekjeve për të gjuajtur pas shpine europën.